Nga kemi ardhur?

Ndryshe

Nga kemi ardhur?

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 18:07

Njeriu është një qënie kureshtare që gjithmonë kërkon të dijë sa më shumë. Pyetja më e madhe që e ka mundur prej shekujsh me radhë prejardhja.

Dy përgjigjet kryesore mbërrijnë nga feja dhe nga shkenca, por as e para dhe as e dyta nuk janë në gjendje të vërtetojnë tezat e tyre.

Në këtë situatë gjithnjë e më shumë lindin teori të reja të origjinës së njeriut. Njëra prej tyre është edhe ajo e Brian Onley autor i librit “The Book of Man” (Libri i Njeriut) dhe producent i një serie dokumentarësh me të njëjtin titull.

Brian njihet si një hulumtues i thellë dhe koleksionues të dhënash që datojnë që nga periudhat më të hershme të njeriut. Në një intervistë për “Huffington Post” ai thotë se ka ngritur teorinë e tij mbi bazën e të dhënave të grumbulluara dhe të studiuara ndër vite.

Duke qenë një teori ajo lehtësisht mund të vihet në qendër të kritikave, megjithatë para se të kritikohet ia vlen të mësohet diçka rreth thelbit të saj. Brian ofron një këndvështrim provokues në teorinë e tij kur thotë se njeriu mund të mos jetë produkt i vetëm një inxhinieri, por i disa dhuruesve që kanë lënë shenjat e tyre në ADN-në tonë.

ADN e trashëguar nga këta dhurues mund të jetë përgjegjëse për sjelljen tonë njerëzore, thotë Brian, duke shpjeguar më pas se prirjet tona për dhunë dhe për të dominuar mund të jenë ‘peshqesh’ nga një dhurues dhe dashuria e dhembshuria nga një dhurues tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat