“Hajni” doli të ishte dashnori i gruas tradhtare

Ndryshe

“Hajni” doli të ishte dashnori i gruas tradhtare

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 23:05

Policia në Italia ka bërë me dije se një bashkëshort që kishte raportuar se i kishte hyrë një hajn në shtëpi, në të vërtetë kishte qenë dashnori sekret i bashkëshortes së tij.
Hetuesit thanë se personi në qytetin Pisa i kishte telefonuar policisë kur kishte gjetur një burrë në dhomën e tij ndërsa ai ishte në shtrat me gruan e tij. E policia, për fat të mirë apo të keq, arritën me kohë për ta kapur të dyshuarin.
Mirëpo, me t’u kapur “hajduti”, policia e kishte zbuluar se ai në të vërtetë nuk kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur, por për të çuar dashuri me bashkëshorten e pronarit të shtëpisë. Personi në fjalë kishte për qëllim ta befasonte të dashurën e tij me një vizitë të vonshme kur zbuloi se bashkëshorti i dashnores së tij ishte në shtëpi.
Policia ka thënë se ky zbulim ka bërë që të kacafyten dy burrat dhe policia është dashur të ndërhyjë.
Nuk dihet rrjedha e ngjarjeve të mëtejme të kësaj katrahure!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat