Egjipti, origjina e jetës së shfrenuar

Ndryshe

Egjipti, origjina e jetës së shfrenuar

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:51

Njerëzit e pasur dhe të famshëm të Egjiptit të lashtë bënin një jetë shumë të shfrenuar me verë, seks, modë dhe shumë festa. Po si do të ishin ata të krahasuar me qejflinjtë e sotëm dhe njerëzit që i quajmë VIP-a? Dallimet më të mëdha mund të shihen në atë, se cilët ishin njerëzit e pasur në kohën e Egjiptit të lashtë dhe cilët janë ata sot? Në Egjiptin e lashtë, faraoni ishte në krye të “piramidës” së pushtetit dhe familja e tij. Më pas, vinin fisnikët, pronarët e tokave dhe priftërinjtë. Arkitektët dhe mjekët renditeshin ndër profesionet më të respektuara dhe më pas edhe zejtarët kishin shumë privilegje gjithashtu.
Fshatarët dhe punëtorët e pakualifikuar ishin në shkallët e fundit të shoqërisë egjiptiane, por të fundit e listës ishin shërbëtorët dhe skllevërit. Më me fat në një shkallë të tillë të ulët ishin shërbëtorët e pasanikëve dhe fisnikëve, sepse ndryshe nga të varfërit e tjerë, ata kishin të sigurt fjetjen dhe ushqimin. Shumë prej tyre kryenin punë të rënda fizike dhe zakonisht vdisnin të rinj në moshë, veçanërisht skllevërit që kanë ndërtuar piramidat. Bëhet fjalë për vdekje të dhimbshme nga dëmtime kockash.
Në Egjipt, profesionet trashëgoheshin, nuk zgjidheshin. Kështu, fëmijët ndiqnin traditën e babait e kështu me radhë. Kjo ndodh edhe sot madje, edhe në fushën e showbiznesit si në rastet e Martin Sheen, Guineth Paltrow apo Blythe Danner. Por edhe në fusha të tjera si në politikë, mjafton që të përmendim në një rast të tillë dinastinë Bush, apo atë Klinton.
Ndërsa nëpunësit si shkruesit, kopjuesit e shkrimtarët ishin kryesorët në sferën e të mësuarit dhe të dhënit mësim. Jo çdo fëmijë kishte mundësi që të lexonte dhe të shkruante dhe ata që do të merreshin me shkrime përzgjidheshin. Sot, aktualisht në botë ka një ndryshim për sa i përket pasurisë absolute të krerëve që kishin dikur faraonët, krahasuar me atë të krerëve të shteteve, apo monarkëve të sotëm. Këta të fundit nuk janë domosdoshmërisht më të pasurit e vendit. Edhe për sa i përket priftërinjve apo përfaqësuesve të feve sot, edhe ata nuk renditen ndër më të pasurit dhe për sa i përket feve dhe kultit, nuk konsiderohet ekonomikisht i rëndësishëm në shoqëri, siç ndodhte dikur në Egjiptin e lashtë.
Por në atë periudhë, priftërinjtë ishin shumë të dhënë pas të ushqyerit dhe pijes së mirë dhe të bollshme. Kjo është një nga arsyet e zbulimit të shenjave të arteriosklerozës në disa nga mumiet e Egjiptit të lashtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat