Njeriu që refuzon t'i nënshtrohet anomalisë së çuditshme trupore

Ndryshe

Njeriu që refuzon t'i nënshtrohet anomalisë së çuditshme trupore

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 21:34

Claudio Vieira De Oliveira ka lindur në Monte Santo, Brazil, me aftësi të kufizuara. Ai ka lindur me një anomali në duar dhe në këmbë, të cilat nuk mund t’i përdorë si dhe në qafë, të cilën e ka të kthyer dhe qëndron me kokë poshtë.

Por në vend që të dekurajohet nga kjo anomali, 37-vjeçari ka sfiduar shanset për tu bërë një kontabilist dhe një frymëzues për publikun.

Duke shpjeguar se si ai ka mësuar të jetojë normalisht, Claudio tha se ai kurrë nuk donte të varej nga njerëzit e tjerë. Claudio ka mësuar të bëjë mjaft gjëra duke zëvendësuar pjesët e trupit që nuk mund t’i përdorë, me të tjera. Për shembull ai mund të shkruajë duke vendosur stilolapsin në gojë.

"Unë kam mësuar se si të ndez televizorin, si t’i bie telefonit, si të ndez radion, të përdor internetin, kompjuterin tim. Unë i bëj vetë të gjitha”, thotë ai.

Fakti që ai vazhdon të mbijetojë me këtë lloj anomalie, është një mrekulli për mjekët. Atij nuk i është dhënë asnjë shpresë për mbijetesë kur lindi. Madje mamanë e tij, doktorët e kanë këshilluar që të ndalojë së dhëni ushqim djalit, pasi besohej se nuk do të mbijetonte.

Por mesa duket mrekullia ndodhi, dhe ky rast është frymëzues për shumë persona që ndodhen në pozitë të njëjtë, dhe për mjaft të tjerë në gjendje normale, që të mos dorëzohen asnjëherë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat