Nëna e zezë lind fëmijën e bardhë – rast 1 në 1 milion!

Ndryshe

Nëna e zezë lind fëmijën e bardhë – rast 1 në 1 milion!

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 00:40

Kur infermieret ia sollën Catherine Howarthit beben e saj të re, ajo ishte e bindur se ia kanë sjellë një fëmijë të tjetërkujt.
Djali i vogël ishte krejtësisht i bardhë – ndërsa nëna e re Catherine ka lëkurën e errët të zezë pasi ka prejardhje nga Nigeria.

Por, me këtë fakt nuk ishte befasuar vetëm e ëma.

“Infermierja më shikoi mua dhe e shikoi përsëri beben dhe sërish mua – as unë s’po mundja ta besoja”, thotë Catherine, 32-vjeçe.

“Mjekët na e konfirmuan se është rast jashtëzakonisht i rrallë”.

Edhe bashkëshorti i saj Richard, 34vjeç, konsulent mjekësor, kishte të njëjtin reagim. Ai priste që djali i tij, që lindi më 1 qershor të këtij viti, të kishte lëkurë më të zezë.

“Kur e pash për herë të parë, ishte ndjenjë e kënaqësisë së pastër dhe çlirimit dhe ishte i shëndoshë dhe i fortë. Çehren e kishte të zbehtë pasi kishte pasur kompilime gjatë lindjes. Pas pak orësh, ngjyra iu kthye në normale. Catherine dhe unë e vumë re se çehren tashmë e kishte sikur timen dhe u befasuam me faktin se ishte shumë i bardhë. Infermieret dhe mjekët na thanë se sipas të gjitha gjasave, kjo ngjyrë edhe do t’i mbetet përjetësisht”, ka thënë Richard.

Mjekët kanë thënë se fëmija nuk është albin. “Na është thënë se unë mund të kem bartur ndonjë gjen prapavajtës. Prindërit e mi janë nga Nigeria dhe, për aq sa të gjithëve na kujtohet, familja ime ka qenë gjithmonë e zezë. Por me gjasë, dikur e një kohë, në familjen time mund të ketë pasur ndonjë gjen të bardhë pasi që ai ka mbetur edhe tek unë – deri më sot”, ka thënë nëna Catherine.

Mjekët kanë hulumtuar këtë rast dhe kanë zbuluar se është rast shumë, shumë, shumë i rrallë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat