E shpallin të vdekur, merr frymë pak para funeralit

Ndryshe

E shpallin të vdekur, merr frymë pak para funeralit

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 14:52

U deklarua i vdekur dhe ishte bërë gati për funeralin. I kishin vendosur pambuk në veshë dhe në gojë. Por, Valdelucio Goncalves, një brazilian 54 vjeçar, ishte i gjallë.
Gabimi i rëndë i mjekëve u kuptua nga vëllai i tij, i cili ishte duke i dhënë përshëndetjen e fundit të vëllait, para se të mbyllej akrivoli.

“Pashë se si kraharori i tij ngrihej dhe ulej, merrte frymë”, tha burri i shokuar. Tashmë familja e ka çuar çështjen në proces gjyqësor dhe kërkon shpërblim.

“Kishim blerë arkivolin, kishim paguar dhe organizuar gjithë funeralin”, ankohet një e afërme e Valdelucio Goncalves, i cili u deklarua i vdekur pas një bllokimi në zemër, nga ana e stafit të spitalit “Menandro de Farias”.

Goncalves, u dërgua sërish në spital për tu kuruar, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar por ka vështirësi në të folur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat