Si ta kuptoni nëse ai e ka harruar ish të dashurën e tij

Ndryshe

Si ta kuptoni nëse ai e ka harruar ish të dashurën e tij

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 12:34

Shumë meshkuj, përpiqen që të harrojnë një ish të dashur duke filluar një lidhje të re, por kjo e fundit jo gjithmonë funksionon në një rast të tillë. Ndaj, a besoni se partneri juaj është ende i interesuar për ish të dashurën e tij? Ja disa shenja për ta pasur nën sy.

Flet vazhdimisht për të

Nëse lidhja ka zgjatur prej disa vitesh ose ndarja ka ndodhur së fundmi, është e kuptueshme që anekdotat që i përkisnin asaj, ndonjëherë edhe mund të thuhen në biseda e sipër; por nëse ka kaluar shumë kohë dhe nëse emri i saj shqiptohet pothuajse në çdo bisedë, mund të filloni të dyshoni se ai mendon për atë më shumë nga ç’ka ju e imagjinonit.

Janë në kontakt të ngushtë

Nëse ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e tij dhe nëse marrëdhënia nuk ka përfunduar keq, ka shumë mundësi që të dy, mund të duan, të vazhdojnë të kenë lajme për njëri-tjetrin dhe ndoshta të takohen herë pas here. Ndaj nëse flasim shumë dhe shihen shpesh, do të thotë se po “luftojnë” që të rilidhen sërish.

I ruan dhuratat e saj me dashuri

Përveç dhuratave, që për nga natyra e tyre përfshijnë një marrëdhënie të dashur, për shembull një qen, nuk ka kuptim që ai të ruajë çdo dhuratë të saj si relike të çmuar. A nuk ju duket e çuditshme se si ai mund të ruajë çdo dhuratë të saj!?

Është në koherencë të plotë për gjithçka ndodh në jetën e saj

Ai di gjithçka që ndodh në jetën e ish të dashurës së tij, deri në detajet më të vogla: nëse ajo ndryshon punë, nëse blen një makinë të re, se si e dekoron shtëpinë, çfarë ndodh me kafshët e saj shtëpiake etj. Në përgjithësi nuk interesohet shumë për jetën e të tjerëve dhe për këtë arsye ju nuk mund ta “nuhasni” dot. Ndaj bëni kujdes!

Viziton shpesh rrjetet e saj sociale

Ai është gjithmonë në kontakt nëpërmjet internetit me ish-en dhe falë rrjeteve arrin të shohë fotot e saj më të fundit dhe të njihet me çdo gjë që ajo bën. Nga ana tjetër, çuditërisht ai nuk ka vënë ende re albumin tënd të fotove nga pushimet e kësaj vere në profilin tënd.

Kritikon atë çka ajo thotë ose bën

Të jesh ende i dashuruar nuk do të thotë të kesh gjithmonë një fjalë të mirë për tjetrin. Disa persona, si fëmijët e vegjël, kur tërhiqen nga dikush, manifestojnë armiqësi nga ana e tyre. Kështu që, nëse partneri kritikon gjërat që ajo thotë ose bën, atëherë do të thotë se ai ende nuk e ka harruar atë. Në fund të fundit, pse duhet të bezdiset ai nga sjelljet e një personi që nuk bën më pjesë në jetën e tij.

Bie shpesh në kujtime

Kur ishin bashkë kishin një restorant të preferuar për të ngrënë një drekë ose darkë, një qytet që e adhuronin dhe një këngë të tyren. Padyshim, ishin një çift! Zakonisht kur një marrëdhënie me një person prishet, këto gjëra harrohen ose të paktën marrin një rëndësi shumë të paktë. Është normale të kujtosh se keni vizituar një vend çfarëdo me ish-en/in, por të shmangësh përsëritjen e disa eksperiencave do të thotë se nuk dëshironi të ndryshoni kujtimin e fiksuar pikërisht në atë vend.

Nuk i aprovon partnerët e saj të rinj

Nëse i shkojnë në vesh fjalë se ajo ka krijuar një lidhje të re, ai pa e njohur mirë personin e ri në jetën e saj fillon ta kritikojë në të gjitha mënyrat. Duket qartë se mund ta përfshijë edhe xhelozia.

Të krahason me ish-en e tij

Kur nis një marrëdhënie, është më se normale që partnerët të bëjnë ndonjë krahasim të vogël, por kjo fazë ka një farë kufiri. Nëse jeni bashkë prej pak kohësh dhe ai/ajo vazhdon të thotë krahasime të tilla si “ajo gatuante më mirë” ose “asaj i pëlqente të hipte në biçikletë me mua”, ka shumë mundësi që ai e ka mendjen ende te marrëdhënia e mëparshme.

Ta ka thënë

Ky është një tregues më se i kuptueshëm. Partneri juaj ka filluar me ju një marrëdhënie pa kaluar atë të mëparshmen…dhe këtë ta ka thënë shumë sinqerisht! Ose ndoshta i ka shpëtuar gjatë kohës kur keni qenë duke biseduar për gjërat tuaja personale.

Si përfundim ju themi se, nëse keni akoma dyshime është mirë që të përballeni me të në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ta pyesni se sa rëndësi ka për të marrëdhënia që ju keni krijuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat