I pret kokën kobrës, ajo e kafshon për vdekje pas 20 minutash (+18 Video)

Ndryshe

I pret kokën kobrës, ajo e kafshon për vdekje pas 20 minutash (+18 Video)

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 18:42

Eksperti Yang Hong-Chang, i cili ka 40 vite që studion gjarpërinjtë, tha se të gjithë zvarranikët mund të funksionojnë deri në një orë pas humbjes së pjesëve të trupit, apo edhe, si në këtë rast, të gjithë trupin.
Kjo vdekje me siguri mund të llogaritet si nga më të çuditshëm ndonjëherë. Cilat janë shanset që kobra të ju kafshojë edhe pas prerjes së kokës, ndërsa trupi i saj ishte duke u përgatitur për darkë?
E pra, kjo edhe i ka ndodhur edhe të famshmit shefit të kuzhinës Peng Fan, duke përgatitur gjellën famshme me mish gjarpri . Fanu e nisi përgatitjen e gjellës me prerjen e kokës së gjarprit “Kobra”. Por kur, pas 20 minuta vendosi ta hedh në plehra ai e kishte kafshuar dhe i kishte hedhur helmin.
Policia ka njoftuar se Peng vdiq para se ai të mbërrijë në spital, ku ndoshta mjekët do i kishin shpëtuar jetën duke e injektuar kundërhelmin. “Është krejt e mundur që koka të ketë qenë ende funksionale dhe ka kafshuar shefin në dorë. Edhe pse gjarpri kishte vdekur, reflekset janë ende duke punuar. Kjo do të thotë se gjarpërinjtë mund të kafshojë dhe të injektojnë helmin edhe pasi u pritet koka,” shpjegoi, Hong-Chang.
“Ky është një rast shumë i pazakontë. Kjo ishte një aksident dhe nuk ka asgjë më shumë për të shtuar këtu,” tha një zëdhënësi i policisë.
Helmi që rrjedh nga gjarpri Kobra shkakton asfiksi dhe paraliza, dhe në qoftë se arrin të hedhë helmin në sy atëherë ka shumë mundësi edhe të verboheni në çast. Kjo është edhe arsyeja pse trajtimi i këtyre zvarranikëve të rrezikshëm nuk rekomandohet për personat pa përvojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat