5 arsyet pse nuk duhet t’i besoni lidhjes në internet

Ndryshe

5 arsyet pse nuk duhet t’i besoni lidhjes në internet

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 15:52

Një grup grash kanë thënë se ato kanë shpenzuar afërsisht 350 mijë euro duke kërkuar burrin ideal në internet. Radhika Sanghani, ekspertja e gazetës britanike “Telegraph” për lidhjet online, ka renditur pesë arsye pse duhet të shqetësoheni para se të njiheni me dikë online.

Nëse nuk do të ishin takimet e dashurisë online, pjesa më e madhe e gjeneratës se re do të ishin beqarë.

Megjithatë, ato janë një terren i freskët për shumë njerëz. Kjo do të thotë se të rinjtë dëshirojnë që të shfrytëzojnë këtë fakt për aventura dhe për mashtrime.

Një grup femrash u ankuan në gjykatë pasi kishin shpenzuar afërsisht 350 mijë euro për të joshur burrat e moshës së mesme, por si përfundim kishin rënë ato pre e mashtrimit.

Për këtë arsye, ka disa mënyra që mund t’i zbuloni që në fillim kur vendosni të vizitoni këto faqe interneti.

1. Ai ju quan zemër

Nëse takoni dikë online dhe brenda pak mesazheve do t’ju thotë se sa shumë vleni për të dhe dëshiron që t’ju falë dashuri, duhet të qëndroni sa më larg. Ky nuk është një version i dashurisë moderne me shikim të parë. Kjo është një shenjë që ata nuk janë seriozë. Duhet të qëndroni sa më larg personave që thonë: “Që nga koha që të njoha ty, jeta ime ka ndryshuar.”

2. Profili i tij ngjan me pamjen e Robert Pattinson-it

Në vend të personit që po shkëmbeni mesazhe, ekziston dikush tjetër që ka vjedhur një foto në internet dhe ngjason me ndonjë personazh të famshëm. Gjithçka bëhet me qëllimin e vetëm për të mashtruar.

Nëse dyshoni, ruajeni fotografinë në kompjuter dhe kërkoni në ‘Google’.

3. Ai thotë që fiton më shumë se 1.7 milionë dollarë në vit

Nuk duhet të besoni ata persona që deklarojnë të ardhurat e tyre në faqet online. Ajo që duhet të bëni është të përqendroheni dhe mos t’u besoni atyre që thonë se fitojnë mbi një milion dollarë në vit, veçanërisht nëse ata nuk ofrojnë më shumë informacion në lidhje me këtë fakt. Për fat të keq ata nuk janë milionerë.

4. Poston foto me një tigër

Ky është një trend i zakonshëm sidomos në rrjetin social “Tumblr” ku ka një dedikim që quhet “Eshka e tigrit”. Ideja është që vajzat kanë dëshirë të udhëtojnë dhe të rrezikojnë. Në rast se një burrë dëshiron të joshë një vajzë, gjithçka që ai bën është të postojë një fotografi të tillë në profilin e tij.

Kjo tregon se ai e mbivlerëson veten. Pse duhet ta bëjë këtë veprim për të joshur një grua kur ka me qindra veprime të tjera për të bërë? Të gjithë do të qeshin më të.

5. I pëlqen të bëjë “selfie” nudo

Të gjithë ata që bëjnë foto gjysmë të zhveshur duke treguar muskujt e tyre sikur janë të fuqishëm, nuk duhen besuar, sidomos nëse ‘selfie’ është bërë para pasqyrës me ndonjë send që mbulon fytyrën e tyre. Kjo vjen për shkak se ata nuk besojnë në bukurinë e tyre. Kur ata postojnë një fotografi gjysmë të zhveshur që bëhet publike për të gjithë, nuk mund të imagjinohet se çfarë do të tregojnë në biseda private.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat