8-vjeçari nga India me duart gjigande (FOTO)

Ndryshe

8-vjeçari nga India me duart gjigande (FOTO)

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 21:36

Një 8-vjeçar nga India vuan nga një sëmundje ku duart e tij janë super gjigande, sëmundje e cila ka befasuar dhe vetë mjekët.
Duart e 8-vjeçarit Kaleem peshojnë secila 8 kilogramë dhe ai nuk është në gjendje të bëjë as gjërat më themelore vetë, madje nuk frekuenton as shkollën pasi moshatarët e tij e kanë frikë.

“Shokët e mi në shkollë e dinë se unë nuk mund të kujdesem për veten time dhe tallen më duart e mia të deformuara madje më kanë rrahur disa herë”.

Por prindërit e tij të cilët nuk fitojnë më shumë se 15 paund në muaj nuk kanë mundësi t’i sigurojnë një operacion dhe sipas mjekëve djali vuan nga ‘Limfangioma’ një sumundje e cila shkakton deformime në disa pjesë të trupit.

Megjithatë mjekët shprehen se pa rezultatin e analizave nuk mund të japim një diagnozë të sigurtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat