E tmerron martesa, sajon vdekjen e vet

Ndryshe

E tmerron martesa, sajon vdekjen e vet

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 16:28

I tmerruar nga martesa, një 23-vjeçar amerikan sajoi vdekjen e tij për t’i shpëtuar asaj.

Tucker Blandford nga Konektikat i Shteteve të Bashkuara, pak ditë para ceremonisë martesore të parashikuar për të premten që kaloi me të fejuarën e tij Alex Lanchester, gjithashtu 23 vjeç ndërroi mendje, por duke mos gjetur guximin për t’ia thënë shpiku vdekjen e vet.

Ai mori në telefon të fejuarën e britanike duke u hequr si babai i tij për “t’i dhënë lajmin e kobshëm”.

E tronditur nga lajmi që sapo kishte marrë, 23-vjeçarja britanike mori sërish në telefon prindërit amerikanë të të fejuarit të saj për t’i shprehur ngushëllime. Këta të fundit të habitur nga telefonata i thanë se djali i tyre ishte gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Alex thotë se tashmë gjithcka ka përfunduar dhe se vështirë të rikthehet në një marrëdhënie me Tucker. “Gjithçka që kam ofruar ka qenë dashuria për të, por tani jam e lodhur nga talljet e tij dhe jam e lumtur që e hoqa qafe”, thotë ajo.

Vetë 23-vjeçari amerikan pranon ‘fajin’ duke thënë se ishte i tmerruar nga fakti që do të martohej.

“Jam një njeri i keq dhe i pamëshirshëm, por isha i trembur”, thotë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat