Çifti australian braktis fëmijën me sindromën Dawn

Ndryshe

Çifti australian braktis fëmijën me sindromën Dawn

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 16:50

Një nënë ka marrë donacione nga e gjithë bota për mjekimin e djalit të saj 6-muajsh, pasi çifti australian që kishte paguar atë për të lindur një fëmijë e refuzoi pasi mësuan se fëmija kishte sindromën Doën.

Pattharamon Janbua, 21 vjeç nga Tajlanda kishte rënë dakord që të paguhej 6 mijë paund për lindjen e një fëmijë për çiftin nga Australia që nuk linde dot fëmijë.

Djali i quajtur Gammy, u nda nga motra e tij binjake, e cila është e shëndetshme dhe është marrë nga çifti australian.

21-vjeçares iu kërkuar të abortonte kur ishte katër muajshe, por nuk pranoi një gjë të tillë pasi bie ndesh me besimin e saj, Budisht.

Ajo nuk e kishte takuar asnjëherë çiftin nga Australia pasi gjithçka ishte diskutuar nëpërmjet një agjencie për këtë punë.

Tajlandezja, e cila është e martuar, thotë se pranoi një gjë të tillë pasi u duheshin para për të shlyer një borxh.

Çështja është zbuluar nga një gazeta tajlandeze, e cila ka nisur dhe një fushatë për mbledhjen e parave në ndihmë të fëmijës. Deri tani janë mbledhur 32 mijë paund.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat