Teatrin e vizitojnë "fantazmat"

Ndryshe

Teatrin e vizitojnë "fantazmat"

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 21:45

Në një teatër në Britaninë e Madhe, kamerat e sigurisë kanë fiksuar një moment të çuditshëm, që duket si një fantazmë që sillet rrotull në sallë.

Vetëm pak orë pasi në sallën e teatrit ishte mbajtur një seancë spiritualiste, një nga karriget fillon të lëvizë vetë.

Menaxheri i teatrit, Jai Sepple tha se kishte vendosur tu hidhte një sy pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë, pasi kishte vënë re se një nga karriget ishte lëvizur gjatë natës.

Ndërsa një nga spiritualistët që kishte performuar në këtë teatër disa orë para filmimit, beson se këto pamje tregojnë se në teatër ka një fantazmë që qëndron aty prej kohësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat