Kamerat e sigurisë kapin “fantazmën” e teatrit

Ndryshe

Kamerat e sigurisë kapin “fantazmën” e teatrit

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 10:45

Nëse keni frikë nga errësira atëherë më mirë mos e shihni këtë video.

Një filmim i frikshëm është shpërndarë nga një teatër i Essex në Britaninë e Madhe ku dallohet një karrige e cila lëviz vetë.

Ky fenomen i çuditshëm u regjistrua vetëm pak orë pasi në sallë ishte mbajtur një seancë spiritualiste.

Në klip, i regjistruar nga kamerat e sigurisë, karrigia tundet nga njëra anë të tjetrën, pa ndihmën e askujt.

Menaxheri i teatrit, Jai Sepple tregon se vendosi ti hidhte një sy filmimit në fjalë, pasi kur erdhi në mëngjes në punë vuri re se një nga karriget ishte lëvizur.

Ai tha se nuk i kontrollonte ndonjëherë pamjet e regjistruara nga kamera, përveç rasteve kur ndodhte ndonjë incident.

Ndërsa një nga spiritualistët që kishte performuar në këtë teatër disa orë para filmimit, beson se këto pamje tregojnë se në ndërtesë ka një fantazmë që qëndron aty prej kohësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat