“Soneva Kiri” – ishulli që pulson sipas orës së vet

Ndryshe

“Soneva Kiri” – ishulli që pulson sipas orës së vet

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 20:02

Pasagjerët e fluturimit numër 5E 601 nga Bangkoku, po ulen mbi aeroportin “Koh Mai Si”, duke u përballur me një ndjesi e përjetim të veçantë. Avioni i vogël tetëvendësh, po prek në pistën e vogël prej 860 metrash, aq e gjatë sa edhe vetë gjerësia e ishullit. Pas uljes pason një manovër frenash – pasi sigurisht se askush nuk ka ndërmend të përfundojë në det. Pas aventurës, nis programi i privilegjuar. Në kasollen e aeroportit, (në kuptimin më të plotë të kësaj fjale) të pret sërish një portiere që të përshëndet, ashtu siç ndodhi para një ore në kryeqytetin tajlandez. Shoqërimi dhe mikpritja është me siguri një shenjë dalluese dhe shumë domethënëse – qoftë në sektorin e transitit në Bangkok, këtu në miniaeroportin “Koh Mai Si”, apo edhe gjatë gjithë udhëtimit e qëndrimit në resortin me pesë yje “Soneva­ Kiri” të grupit Soneva.

Kush vendos të kalojë pushimet në këtë vend të vogël në afërsi të kufirit me Kamboxhian, duhet të dijë se çfarë e pret: Luks i vërtetë. Zhurma e vetme gjatë udhëtimit vjen nga motobarka që sjell turistët nga aeroporti në ishullin kryesor, jo shumë më të madh të Koh Kood-it. Pas kësaj ka vetëm zhytje në zbavitje e qetësi, në natyrë e aktivitete, në distancë absolute nga puna apo stresi i ditës në shtëpi. Televizor nuk ka dhe përdorimi i smartfonit lejohet vetëm në vilën tënde. “No news, no shoes”, thuhet në njërën ndër devizat më të rëndësishme në resortin e largët. Për të nënvizuar të veçantën, është “sajuar” madje edhe një zonë orare më vete, e ashtuquajtura “Soneva Time”, që ndryshon me një orë nga ajo zyrtare e Tajlandës.

Çlodhja absolute sigurohet e përplotësohet edhe nga menaxhimi profesional. Për atë që vjen për herë të parë këtu është thuajse një stërvitje në miniaturë. Instruksione të shumta, mbi atë se si duhet të çlodhemi, transmetohen me gojë e me shkrim. “Dear Kuhn” (i dashur zotëri …), thuhet ngado dhe në çdo kohë. I vënë në siguri të plotë nga shoqëruesi personal, i cili i shoqëron klientët e ndarë në grupe nga check-in-i, deri në check-out, natyrisht gjithmonë këmbëzbathur. Mund të jetë edhe një zonjë: Chanissa, njëra ndër shoqërueset më sharmante, vetëquhet kështu sipas personazhit të “Robinson Crusoe”-së, “zonja e Premte”.

Deri në detajin më të imët

Çdo pjesëz e qëndrimit në njërën prej këtyre 29 vilave që janë futur me kujdes në pyllin e shiut, e janë bërë së bashku për çdo individ dhe për çdo ditë, të përshtatura shpesh sipas nevojave: të gatshëm për aktivitete sportive si zhytja, sërfi, velimi apo rrëshqitja në ujë, si dhe këshillimet shëndetësore, “wellness” dhe masazh në “Six Senses Spa” – apo në kurset lokale të gatimit.

Përveç tyre, ka edhe seanca vrapimi nëpër ishullin me karakteristika xhungle, Koh Kood; që kapin distanca prej 1,5 deri 3,5 kilometrash. Atij që kjo i duket shumë, atëherë ka edhe një shëtitje të ngadaltë, por që në çdo rast nuk shkon paralel me një “slow trail”, domethënë një ecje thuajse më këmbë me hap normal. Direkt pas mbërritjes, çdo klient merr respektivisht për çdo çift nga një kartë golfi, madje me numrin e vet të makinës së golfit, që e mban përgjatë gjithë “Soneva Time” dhe me të cilën mund të studiojë hapësirën që rrethon mbarë investimin, duke kërkuar rrugëdaljet për aktivitetet e ndryshme apo që të hap dyert për në disa restorante.

Tajlandezja “Soneva Kiri” i përket “Eva dhe Sonu Shivdasanidie”, që së bashku me “Soneva Fushi” në Baa-Atoll, të çon drejt Maldiveve. Ndërmarrja posedon madje edhe një shumicë aksionesh në “Six Senses Laamu”, siç quhet tamam në ishujt Maldive. Resorte të tjera janë planifikuar në Sri Lanka dhe në Greqi. Përveç tyre mendohet të hyjë në listë edhe Mianmari (Burma). Dhe nga viti që vjen, ky grup do të hedhë në Maldive edhe një jaht luksoz nën emrin “Soneva in Aqua”.

Shërbimi në Oqeanin Indian është po aq i shkëlqyer sa në Tajlandë. Në “Soneva Kiri” klientët – familjet me fëmijë janë të mirëseardhur – shërbehen nga jo më pak se 250 punonjës. Disa prej tyre punojnë edhe në kopshte, në infrastrukturë apo merren me riparime. Pasi ishulli në fjalë është shumë larg qendrave të banuara kontinentale dhe gjendet komplet i izoluar – e kështu që çdo gjë duhet kryer në mënyrë “autonome”.

Dhe pikërisht, po kaq i vetmuar shkon edhe më tej, kur del mëngjeseve buzë plazhit, apo kur ha mëngjes buzë tij, i shoqëruar nga “E premtja” dhe shërbyer nga një staf shërbimi i angazhuar e shumë pozitiv. “Soneva Kiri”-n ia vlen ta vizitosh – e kjo vihet re më vonë, vetëm atëherë kur ndodhesh në aeroportin e vogël dhe e di me ndërgjegje se, vetëm me avionin e vogël charter, do mund të kthehesh sërish në realitetin e botës tënde “të civilizuar”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat