San Diego, metropoli “i vogël” kalifornian

Ndryshe

San Diego, metropoli “i vogël” kalifornian

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 19:01

Kujt i bie rasti të kalojë këto ditë në San Diego, habitet me çmendurinë që i kushtohet së ardhmes. Has aty ndonjërin me një kostum astronautësh plot fantazi, me fytyrën plot makijazh, të lyer si një vampir, apo që mban veshur ndonjë maskë prej jashtëtokësori. Me siguri se të gjithë ata tipa të ngjajnë me një UFO prej qelqi të përzier me çelik, që vjen nga brendësia e qytetit me shikimin drejt Gjirit të Paqësorit në një blu piktoreske: drejt “The Convention Center”. Deri të dielën, atje organizohet “Comic Con”, panairi më i rëndësishëm në fushën e fiksionit futurist e fantashkencës. Atje, studiot filmike sjellin projektet e tyre të mëdha për vitin e ardhshëm, si për shembull “Jupiter Ascending”tësimotrave tëserialeve “Matrix”, pjesën e tretë të sagës së Hobbit-it (anëtar i një race të veçantë humane), apo serinë e re televizive nën titullin “The Strain”nga Guillermo del Toro.

Në këtë kontekst, San Diego është tashmë metropoli kalifornianojugor i miliona banorëve, një ndër të paktat vende në SHBA, në të cilin ia vlen t’i kushtohet pak më shumë vëmendje; në historinë e vendit, të qytetit, të njerëzve. Ka me siguri më shumë ndërtesa historike, një strukturë në rritje më të mirë dhe një lidhje më të mirë me rrjetet kombëtare të transportit se sa Los Anxhelosi. San Diego, me të drejtë, cilësohet si “djepi” i Kalifornisë. Megjithatë, qyteti i tetë më i madh në SHBA, gjendet nën hijen e rëndë të metropolit të filmave, që ndodhet 190 Kilometra më në veri e që ka qartazi avantazhe e famë më të madhe se sa Kalifornia Jugore.

Ndoshta kjo ndodh sepse San Diego është ndeshur për një kohë të gjatë me vetveten dhe duhej të ofrohej me shumë përpjekje si një qendër gjeografike e rëndësishme në rajon. Ka pasur shumë fillime, shumë funde të palavdishme, që krijojnë në këtë mënyrë deri më sot kuptimin e vetë emrit San Diego: vend misionarësh, bazë për kërkuesit e arit, bazë e Marinës së SHBA, parajsë për serfistët. Për qytetin flet edhe fakti se pjesë të së shkuarës së tij janë ruajtur me xhelozi e është ushtruar kujdes të mirëmbahen.

Në vitin 1542, ai as që shihej në hartë. Portugezi Juan Rodriguez Cabrillo, udhëtoi atje me anije, për llogari të kurorës spanjolle, duke vijuar përgjatë brigjeve të Meksikës e duke shkuar më në veri, derisa u gjend në një vend të mirëmbrojtur në aspektin gjeografik. Uji i Gjirit ishte i qetë, toka që pasonte dukej disi e shkretë, mbytur në kaktuse e shkurre. Çfarë mund të merrje prej atij vendi? Megjithatë, ai e shënjoi atë vend në hartë, e reklamoi në Spanjë, por nuk themeloi dot ndonjë ngulim në të.

Në “San Diego Historic Center”, për një arsye të mirë, këtë koleksion prej katër dhomash nuk e quajnë akoma muze, çka vizitorët mund ta lexojnë që në tabelën hyrëse. Ndërtesa me gëlqere ndodhet në Balboa Park, përgjatë një lagjeje të tërë muzeore, Ansambli është i zbukuruar me ornamente e fasada, ndërtuar para rreth 100 vjetëve – në stilin e bukur pseudokolonial. Mund të biesh në mendime e të imagjinosh se je në Kastijë, por jo, ti ndodhesh pikërisht në Kaliforni.

Pas udhëtimit të parë të Cabrillos, duhet të kalonin edhe 60 vjet të tjera derisa një detar spanjoll të shkelte edhe një herë në atë vend e të ngulte spirancën para Gjirit të San Diegos. Informacionet në atë kohë lëviznin po aq ngadalë sa anijet, dhe kështu që Sebastian Vizcaino i dha atij vendi atë emër që ai mban edhe sot, San Diego, duke pretenduar se ai ishte i pari europian që po shkelte atje. Sidoqoftë, edhe ai tregtar nuk mundi dot t’i bindte njerëzit e tij të jetonin atje. U foli atyre në Spanjë për një klimë të butë, indianë miqësorë dhe potenciale të mëdha ekonomike në bujqësi. Asgjë nuk dha rezultat.

San Diego kishte 650 banorë, San Francisko 25.000

Vetëm në vitin 1769 u themelua një koloni pranë një kodre dhe atje mbërritën misionarët dhe kolonizatorët e parë. “Presidio” quhet ndërkohë kodra e gjelbëruar që ndodhet në veri të qendrës, tashmë një park dhe ca rrënoja të kujtojnë për kolonizimin e parë të brigjeve kaliforniane. Ndërtesa e bardhë në stilin spanjoll të rilindjes, sikurse edhe muzetë, ndodhet në Balboa Park, një ndërtesë 100-vjeçare. Prej këtu, vizitori përfton një vështrim të qartë mbi qytetin, qendrat e reja e ato të vjetra.

Direkt në këmbë të Presidios është sheshi i parë i rëndësishëm i qytetit. Rreth një sipërfaqeje të gjelbër plot bar të paprerë, është ruajtur si në kohët e shkuara San Diego, si një vend historik nën logon e parkut shtetëror. Me nga shtatë apo pesë shtëpi për secilën zonë ndanë rrugës, tre në pjesën diagonale, ndërtuar me dru apo gurë, të lyera me të bardha, siç i donin asokohe spanjollët, apo edhe me ngjyrat e tokës, siç bënin kolonizatorët në “Perëndimin e Egër”.

Një shkollë, një bankë, ndërtesa e parë e gazetës, “Old Town San Diego Historic State Park” u transmeton turistëve një pamje kompakte mbi jetën e jetesën në mesin e shekullit të 19. Salla e parë e gjyqit e kolonisë shihet më pas; një dhomë e vogël 12 metër katrorë pranë zyrës së sherifit, në të cilën ndoshta mund të zinin vend vetëm pesë njerëz. Në oborrin e prapmë, ndodhet burgu provizor, apo paraburgimi, një kafaz i ndryshkur që të kujton fare mirë skulpturat moderne të Richard Serras. Ca fëmijë amerikanë po shohin nga të dyja anët nëpër hekurat e kafazit, ndërsa bëjnë foto me smartfonët e tyre, një i ri i gërricur në fytyrë thërret: “Ikim prej këtej! Ikim!”

Ajo çka vizitorët nuk mund të besojnë dot: ky vend i banuar nga disa qindra njerëz nuk ndodhej në breg, por vetëm pak kilometra në brendësi të tokës. Ai e bënte kësisoj tregtinë të vështirë, pasi në tokë, rrugët e komunikimit e të transportit ishin më të lodhshme se sa me anije. Me ç’duket, europianët e parë kërkonin një mbrojtje më të mirë nëpërmjet kështjellës së parë që hasën në kodër.

Deri në 1848, “Pueblo San Diego” ishte nën autoritetin e Meksikës. Dy vjet më vonë, Kalifornia u bë shtet federal i SHBA-së. Censusi regjistronte në atë kohë 650 banorë. Në San Francisko, më në veri, në të njëjtën kohë numëroheshin tashmë 25.000 banorë. Arsyeja ishin “ethet e arit”, që e bënin qytetin e vogël në jug, thjesht të parakalohej. Megjithatë, nga ajo kohë edhe në San Diego mbetën mbi 10.000 burra, duke e parë atë si një stacion provizor për udhëtimin e tyre drejt Veriut dhe asnjë prej tyre nuk donte të qëndronte atje fillimisht.

Në mënyrë ironike, duhej të vinte pikërisht një njeri nga Veriu, nga – siç thuhej atëherë – San Francisko, që po përjetonte një bum, për ta çliruar San Diegon nga shkurret dhe bimësia “pa vlerë” që e rrethonte. Kur sipërmarrësi Alonzo Horton në vitin 1867 e vizitoi atë vend, thuhet se duhej të kishte thërritur: “vendi më i mirë që kam parë ndonjëherë, për të ndërtuar një qytet!”. Me këtë, ai po mendonte shkretëtirën e gurëve, që zgjatej nga Gjiri në det, deri në qytetin e vjetër. Përse të mos niste pra prej aty ndërtimi i qytetit të ri?

Boshllëkun që pa Horton në atë kohë, sot vetëm mund ta imagjinosh. Kush ndërmerr një udhëtim në port, sheh horizontin krenar të qytetit, qiellgërvishtës mbresëlënës, anijet e bardha në ujë dhe “Convention Center”-in imponues. Përse asnjë kolonizator në 300 vite nuk kishte mundur dot të vinte në jetë një plan të suksesshëm, në të cilin të ndërtonte shtëpi në atë gji të mrekullueshëm, kjo edhe sot e kësaj dite akoma është e vështirë të merret vesh.

Duhet të ketë qenë me siguri një shpirt kryeneç që mbizotëronte. Ai dhe sedra që përshkonte asokohe banorët. Sigurisht se banorët i shisnin me kënaqësi tokat e tyre në portin e braktisur të Hortonit, pak më shumë se sa 2 kilometra katrorë, edhe për 265 dollarë, por tokën e tyre në brendësi të vendit, ata nuk e dorëzonin aq lehtë. “Unë nuk ua kam dhuruar qytetin tuaj”, duhet të ketë thënë pas kësaj Hortoni mbi qytetin e vjetër. Dhe qyteti i ri (New Town), lindi nga hiçi.

Me rezultatin e arritur, banorët e San Diegos jetuan deri në kohët moderne: 16 blloqe që njiheshin si lagjet “Gaslamp”. Kampingje shtëpish, hotele, dyqane, bordello u ngritën aty, pasi limani nisi të sillte me vete një duzinë me para e fitime të majme. Ndërtesa e Gjykatës ndërkohë u zhvendos në vitet 1870 drejt qytetit të ri, më poshtë. Nga viti 1880, “Old Town” u tejkalua tashmë nga qyteti i ri, qendra e San Diegos.

Disa dashurojnë të bardhën

Në fund të shekullit të 19, lindën shumë nga ndërtesat shumëkatëshe me tjegulla, i ashtuquajturi “Downtown San Diego”. Restorante të panumërta dhe bare tërheqin çdo fundjavë mijëra të pasionuar në lagjen “Gaslamp”, që duket si një version në miniaturë i lagjes “Soho” të Nju Jorkut. Dritare të mbuluara me xhama, tulla të pjekura ngjyrë kafe, kolonada elegante në lokalet e dizenjuara me sqimë. Për fat, struktura historike dhe substanca ndërtimore është ruajtur mirë, thuajse pa bërë asnjë përjashtim, kështu që blerjet në “5th Avenue” përbëjnë në vetvete edhe një udhëtim në kohë.

Alonzo Horton, meqë ra fjala, ishte edhe ai që nxiti ndërtimin e “Balboa Park”, pak më në veri të “Downtown”-it. Parku i gjelbëruar me pamje mbresëlënëse e sipërfaqe madhore, ndodhet mes dy kanioneve, një ure të vjetër akuedukti që lidh qytetin me parkun me 15 muze plot nam dhe parkun zoologjik me famë botërore, me arinjtë e tij panda dhe koalat. Meqenëse u përmend, e gjitha kjo është e lehtë të arrihet me autobusë dhe linja trenash mbitokësore, në mënyrë që turistët të mos detyrohen të marrin taksi dhe makina me qira, siç bëjnë në Los Anxhelos.

Atje ku pushuesit kanë nevojë për një mjet: kur ata duan të lëvizin për në dhjetëra plazhet e qytetit. La Jolla dhe Ocean Beach në brigjet veriore apo, përballë “Downtown”-it tek një gadishull, në “Coronado”-n e bukur. Lokaliteti interesant plot vila është bërë i famshëm në mbarë botën falë një filmi. “Hotel del Coronado”, një ndërtesë e bardhë si bora me gurë të kuq dhe një kupolë të madhe, i shërbeu dikur Billy Wilder-it si fasadë për filmin e tij “Disa e duan të bardhë”. Plazhi ranor para hotelit, ku ndërkohë hasen turistë kinezë që shëtisin, ngacmoi në vitin 1958 Marylin Monroe-n me Tony Curtis–in, të xhironin një komedi, por që gjithsesi në skenarin e tyre, ngjarjet e filmit zhvilloheshin në Florida.

Edhe një anekdotë nga Hollywood-i: Tom Cruise filmoi një ndër sukseset e tij të para, filmin hit, “Top Gun”në qytetin dhe rrethinat e San Diegos. Kjo kishte një arsye pragmatiste. Në Luftën e Dytë Botërore, qyteti u shfrytëzua si bazë ushtarake, ku flota ajrore dhe ajo detare ndanin bashkë hapësirat rreth Gjirit. Sot, aty tashmë ka mbetur në masën më të madhe vetëm ajo e Marinës së SHBA, për të cilën banorët e San Diegos janë shumë krenarë. Çdo shou në parkun në afërsi, “Sea World”, nis me një falënderim për trupat. Para se sa të kërcejnë me hov orkat detare, ushtarët qëndrojnë në vend gatitu. Në një sfond muzikor shumë patriotik. Që fatkeqësisht dëgjohet në të gjithë parkun. Ka shumë arsye, që San Diego të të hyjë në zemër, por kjo muzikë, jo domosdoshmërisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat