Janë miliarderë, por nuk i njeh askush

Ndryshe

Janë miliarderë, por nuk i njeh askush

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 13:20

Askush nuk mund të akuzojë pasanikët e Gjermanisë se mburren me pasurinë e tyre, madje është krejt e kundërta.

Me vdekjen e Karl Albrecht, nuk pati asnjë njoftim për thuajse një javë, derisa mbaroi një funeral i vogël dhe privat.

Ai dhe vëllai i tij, Theo, e kthyen dyqanin e vogël të mamasë së tyre në Ruhr në Aldi-n, një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në botë.

Megjithatë, zakonet dhe mendimet e këtyre mogulëve të megabiznesit mbeten të panjohura.

Për të bërë shkrimet me këtë rast, gazetat gjermane gjurmuan për të gjetur dy deklarata të buta të tij, të bëra në vitin 1953 dhe 1971.

Ai nuk ishte një figurë e njohur në publik. Rriste orkide- mesa duket- dhe luante golf, por vetëm, në një kurs privat golfi. Në mungesë të prezencës publike, rreth tij ishte rritur një legjendë.

Vëllezërit, sipas ish- punonjësve të tyre, mbanin llogari duke përdorur lapsa të vjetër, aq të shkurtër sa thuhej se mezi i mbanin në dorë. Thuhet se njëherë u thanë arkitektëve që po projektonin një dyqan të ri se letra që po përdornin ishte shumë e trashë.

Ishte pikërisht ky kursim, që i vendosi vëllezërit Albrecht në rrugën drejt statusit të super- pasanikut.

Pas luftës, ata morën përsipër dyqanin dhe ngritën një kompani të quajtur Aldi, sipas Albrecht Diskont.

Ata krahasuan kostot e mallrave dhe u përqendruan tek reklamat, duke u mbështetur tek reputacioni për çmimet e ulëta. Ata shitën atë që shitej më shpejt, vetëm 300 artikuj fillimisht.

Madje edhe raftet ku vendoseshin mallrat ishin pa shumë tepri.

Ata thonin se raftet ishin ekstravagante dhe shpesh malli lihej mbi paleta, ashtu siç kishte ardhur.

Edhe sot, dyqanet Aldi zakonisht nuk mbajnë më shumë se 2 mijë produkte, krahasuar me 45 mijë produkte që mbajnë rrjetet e tjera.

Ushqimi mbahet në kuti të vogla, për shkak se ushqimi i freskët kushton për t’u ruajtur. Menaxherët nuk kanë telefona, atyre u kërkohet që të përdorin telefonin më të afërt me pagesë.

Kur Theo u rrëmbye në vitin 1971, Karl negocioi për disa ditë sipas mediave gjermane- dhe më pas bëri një pagesë. Legjendat thonë se ai u përpoq ta ulte këtë pagesë përkundrejt taksimit.

Por nëse Karl Albrecht është i vetmuar, kreu i rrjetit rival Lidl është krejt i padukshëm.

Ka vetëm dy fotografi në të gjithë ekzistencën e Dieter Schëarz, dhe njëra prej tyre është bardh e zi. Ai mund të jetë njeriu i 25-të më i pasur në planet, por askush jashtë rrethit të tij të ngushtë nuk di asgjë çfarë mendon apo çfarë bën ai.

E njëjta gjë më familjen Quandt, që ka në pronësi BMË-në. Produkti mund të jetë simbol i konsumit të dukshëm, por ata janë simbol i natyrës së heshtur.

Merrni rastin e Susanne Klattern, bija e industrialistit Herbert Quandt, njeriu që e bëri BMw-në kolosin e makinave luksoze.

Asaj i kanë lënë 12.5 përqind të BMË-së.

Me të tjera biznese, ajo është personi i 44-të më i pasur në botë. Megjithatë është një grua me profil të ulët. Kur nisi punën, e nisi nga fundi. Ajo punonte në një fabrikë të BMË-së nën një emër fals.

Burri me të cilin u martua, nuk e dinte kurrë identitetin e saj të vërtetë, derisa romanca u bë solide.

Është joshëse që të nxjerrësh konkluzione në lidhje me heshtjen e super- pasanikëve të Gjermanisë.

Në SHBA dhe në Britani, njerëzit e biznesit janë pjesë e jetës publike. Ëarren Buffett jep konferenca për shtyp. Bill Gates bën turne në botë, duke u kujdesur për parandalimin e sëmundjeve. Çdo qytet amerikan ka një muze, një qendër kërkimore mjekësore apo departament në universitet që mban emrin e ndonjë pasaniku vendas.

Por në Gjermani është ndryshe.
Kjo vjen pjesërisht edhe për shkak se kursimi është një virtyt, një çështje e moralit dhe jo vetëm një sjellje e mençur. Dhe pas asaj që përjetoi Theo Albrecht, privatësia nënkupton që ke më pak shanse që të të rrëmbejnë.

Nuk është as vendi ku mund të shohësh milionerë të rinj duke ngarë makina super të shtrenjta. Ata prodhojnë vërtetë Porsche dhe BMË, por ua japin të tjerëve që të ekspozohen.

Të dhënat tregojnë se pasuria private në Gjermani është e shpërndarë në mënyrë më të pabarabartë se në çdo vend në Eurozonë. Ndërsa 1 përqind e njerëzve më të pasur kanë një pasuri prej 1 milion euro mesatarisht, një e katërta e gjermanëve të rritur nuk kanë pasuri apo borxh në të holla.

Por për shkak se ata me para e mbajnë kokën ulur, ato nuk duken gjithmonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat