10 videoklipet më të “urryera” në YouTube

Ndryshe

10 videoklipet më të “urryera” në YouTube

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 15:16

Kanali muzikor YouTube është matësi më i mirë sa i përket pëlqimit apo jo të një videoklipi. Nëpërmjet butonave “like” dhe “dislike” është bërë klasfikimi Ii 10 videoklipeve më pak të pëlqyera, madje të urryera nga komuniteti i YouTube.

Kështu, Justin Bieber dhe Miley Cyrus janë idhujt të miliona adoleshentëve në mbarë botën, por videoklipet e tyre kanë marrë më shumë “dislike” sesa “like” .

1-Vendin e parë si videoklipi më pak i pëlqyer është “Baby” I Justin Bieber në bashkëpunim me Ludacris. Klipi u publikua në vitin 2010 dhe deri më sot është klipi që ka marrë plot 4.036.546 milionë “dislike”.

2- Vendin e dytë, e zë videoja “Last Friday Night” e këngëtares Rebecca Black.

3- Videoklipi “Wrecking Ball’, Ii kënëgtares së skandaleve Miley Cyrus, është parë nga 680 milionë njerëz, por 1.087.492 milionë nuk e kanë pëlqyer, duke e renditur në vendin e tretë si video më e “urryer”.

4- “Gangam Style” e koreanit PSY e klikuar mbi 2 miliardë herë që nga viti 2012 deri më sot, ka marrë plot 1.070.869 “dislike”.

5- Vendi i pestë i takon sërish Miley Cyrus, ku me videoklipin “We cant’t stop’, të publikuar në qershor të 2013-ës nuk simpatizohet nga 1.051.807 njerëz.

6- Vendin e gjashtë si video më antipatike e zë clipi “Strong” I Guvernatorit të Texas-it Nick Perry, të publikuar në vitin 2012, si pjesë e fushatës presidenciale përballë Barack Obamës, betejë e fituar nga ky i fundit.

7- Në vendin e shtatë si clipi më antipatik është renditur ‘Stupide Hoe’ i këngëtares Nicki Minaj.

8- Rebecca Black ka marrë një tjetër “shuplakë” në YouTube, ku clipi “My Moment” numëron 696 367 “dislike”.

9- Justin Bieber me clipin “Boyfriend” është renditur në vendin e nëntë me 590 286 “dislike”.

10- Ndërsa në vendin e dhjetë si video më pak e pëlqyer është renditur “Gentleman” e PSY, për shkak të koreografisë së njëjtë me atë të “Gangnam Style”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat