Planifikojnë dasmën në Romë, ajo vdes ndërsa ai në gjendje të rëndë

Ndryshe

Planifikojnë dasmën në Romë, ajo vdes ndërsa ai në gjendje të rëndë

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 18:56

Ajo ka vdekur në një aksident rrugor në autostradën A14 në Termoli të Italisë, ditën në të cilën duhej të martohej. Viktima është Vera Lepikhina, një femër ruse e moshës 54 vjeçare.

Në timon ishte ai që do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, i cili tani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dy ishin drejtuar për në Romë, ku edhe do të duhej të martoheshin. Mësohet se çifti ishte nisur para disa orësh nga San Nicandro Garganico, në Foggia, ku ndodhej edhe banesa e bashkëshortit 60 vjeçar.

Sipas burimeve policore italiane bëhet e ditur se mjeti me të cilin ata kanë qenë duke udhëtuar është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, nga ana e pasagjeres. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka vdekur në vend ndërsa burri është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Termolit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat