Facebook-u bashkon nënën me të birin pas 28 vitesh

Ndryshe

Facebook-u bashkon nënën me të birin pas 28 vitesh

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 09:56

Një grua 53-vjeçare nga Newscastle, Lesley Thompsone cila dha djalin e saj për adoptim kur ai ishte në moshën 5-vjeçare, tashmë e ka gjetur atë pas 28 vitesh, dhe kjo falë rrjetit social gjigant “Facebook”.

“Djalin e parë ma mori shërbimi social. Kur u mundova ta gjeja, fatkeqësisht ai kishte vdekur nga një mbidozë dhe kjo ngjarje më motivoi më shumë të kërkoja djalin tjetër, James. Momenti më i bukur i jetës sime është kur mora një mesazh nga im bir në Facebook, akoma nuk arrij ta besoj”, shprehet e emocionuar Lesley Thompson.

Ajo gjithashtu ka thënë se kishte vite që e kërkonte të birin dhe më në fund e gjeti falë rrjetit social "Facebook".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat