Në ndërtim e sipër, godina më e lartë në botë

Ndryshe

Në ndërtim e sipër, godina më e lartë në botë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:42

Duhen të paktën edhe tre vite të tjera që të përfundojë realizimi i Phoenix Towers, një nga qiellgërvishtëset më të larta në botë. Ajo do të jetë plotë 1000 metra e lartë.

Kjo strukturë e mrekullueshme do të ndërtohet në Wahn, në Kinë dhe është projektuar nga një studio britanike. Mendohet të jetë qiellgërvishtësja më e lartë në botë.

Në ndërtimin e kësaj vepre do të aplikohen sa më shumë ide ambiantaliste që të jetë e mundur. Ky lajm është bërë i ditur nga Laurie Chetwood, i cili është në krye të ekipit të projektimit. Qëllimi është që të përballojnë në mënyrën e duhur problemin e ndotjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat