Inteligjentët kanë zemër më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë

Ndryshe

Inteligjentët kanë zemër më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 09:19

Hulumtimet e fundit kanë treguar se koeficienti i inteligjencës së një personi është i lidhur ngushtë me rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme.
Shkencëtarët nga Qendra për Hulumtime Shëndetësore në Glasgow kanë kryer një studim me qëllim të krahasimit të efektit relativ të faktorëve të ndryshëm mbi rrezikun e zemrës dhe enëve të gjakut.

Në një studim të publikuar në “European Journal of Cardiovascular Prevention and Rehabilitation”, autorët treguan se pirja e duhanit mund të jetë treguesi më i mirë i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, transmeton koha.net.

Megjithatë hulumtuesit ishin të befasuar kur pas analizimit të rezultateve zbuluan se edhe inteligjenca mund të përdoret shumë mirë gjatë vlerësimit të rrezikut tek sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Hulumtimi i cekur ka dëshmuar se njerëzit me inteligjencë më të lartë kanë zemër dukshëm më të shëndetshme që edhe është arsyeja pse jetojnë më gjatë.

Studiuesit britanikë besojnë se personat inteligjentë më shpesh e kuptojnë se sa e rëndësishme është që ta jetojnë një jetë të shëndetshme dhe kanë shprehi të shëndetshme si ushtrimet fizike dhe ruajtja e peshës së duhur trupore.

Si përfundim, është cekur se koeficienti i inteligjencës mund të jetë një nga faktorët në vlerësimin e vulnerabilitetit ndaj sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, sidomos tek njerëzit me status më të ulët shoqëror.

Përndryshe, të dhënat e studiuara janë mbledhur në një grup prej 1145 personave, të cilët kishin një moshë mesatare prej 55 vjet, dhe të cilët ishin përcjellë gjatë 20 vjetëve të fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat