Rebelet prorusë vodhën edhe unazat në duart e të vdekurve (Foto&Video)

Ndryshe

Rebelet prorusë vodhën edhe unazat në duart e të vdekurve (Foto&Video)

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:23

Rebelët pro- rusë në lindje të Ukrainës kanë dorëzuar dy kutitë e zeza të avionit MH17.

Dorëzimi erdhi pak orë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi në mënyrë unanime një kërkesë për akses ndërkombëtar në vendin e rrëzimit të avionit.

Ekspertët thonë se kutitë e zeza do të zbulojnë kohën e saktë të incidentit, lartësinë dhe pozicionin preciz.

Po ashtu aty është e regjistruar edhe biseda e fundit e bërë në kabinën e pilotëve.

Shpresohet se kjo bisedë do të ofrojë prova se përse ndodhi rrëzimi.

Kreu i delegacionit malajzez, që mori kutitë e zeza në Donetsk, tha se ato janë në gjendje të mirë.

Por pavarësisht se treni me trupat e viktimave është në vend të sigurt dhe kutitë e zeza u dorëzuan nga rebelët, vazhdojnë kritikat për trajtimin që po i bëjnë separatistët kësaj ngjarje të rëndë.

Një fotografi që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon se si një separatist vjedh unazën nga dora e një viktime të avionit të Malaysia Airlines.

Në foto të tjera shihet se si rebelët gërmojnë në çantat e viktimave.

Më herët ka pasur ankesa nga komuniteti ndërkombëtar se skena e ngjarjes është ndotur nga rebelët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat