Princi George mbush 1 vjeç, fotografia zyrtare e tij

Ndryshe

Princi George mbush 1 vjeç, fotografia zyrtare e tij

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 08:17

Princi George gjatë ditës së sotme, e martë 22 korrik, mbush 1 vjeç dhe me këtë rast pallati mbretëror ka shpërndarë një fotografi zyrtare të tij, në nder të trashëgimtarit të tretë në radhë për fronin mbretëror britanik.

Në këtë fotografi ai shihet duke hedhur hapat e parë, ndërsa kjo fotografi është zhvilluar pak ditë më parë gjatë një eventi të Natural History Museum.

George pak muaj më parë ishte edhe në Australi dhe Zelandën e Re, bashkë me prindërit, Kate dhe Uilliam, ku u fotografua gjerësisht dhe u komentua për stilin e tij, në sajë të larmishmërisë së veshjeve.

Në fotografinë e shpërndarë nga pallati mbretëror, George shfaqer me paliçeta, bluzë me krahë të shkurtra dhe këpucë të vogla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat