Përse grave nuk ju leverdis të martohen pas të gjashtëdhjetave

Ndryshe

Përse grave nuk ju leverdis të martohen pas të gjashtëdhjetave

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 17:34

Të martohesh 60 vjeç? Një dështim i vërtetë

Të gjesh dashurinë është diçka shumë e bukur, sidomos kur je pranë moshës 50-60 vjeç ose edhe më shumë, kur edhe nuk shpresohet më për të takuar personin e jetës. Megjithatë, pavarësisht entuziazmit që mund t’ju kapë prej ndjenjës së dashurisë ju duhet të shmangni martesën. Por, me të drejtë ju do të thoshit se si ne femrat, gjithmonë më romantiket, duhet të heqim dorë nga ëndrra e vellos së bardhë dhe gjithçka tjetër? Me siguri që edhe pse në këtë moshë ju ëndërroni ende fustanin e nusërisë dhe të gjithë ceremoninë e dasmës, por duhet të dini dhe të kuptoni se martesa në këtë periudhë nuk ju leverdis. këtë e shpjegon më qartë një artikull interesant nga Liz Hodgkinson në Daily Mail.

Femrat jetojnë më shumë sesa meshkujt

Kjo gjë mund të duket cinike, por është shumë e vërtetë: ne femrat jetojmë më shumë dhe nëse do të martoheshim në moshën 60 vjeç kjo do të thotë se shumë lehtë mund të gjendemi si kujdestare sesa si bashkëshorte dhe në përgjithësi mundësia më e mirë është të qëndruarit vetëm. Ndaj pse mund të martoheni nëse jeni 60 vjeç? Do të ishte ndryshe nëse do të kishit mundësinë të ndanit një jetë të tërë së bashku, ndoshta edhe mund të bënit fëmijë, por të martoheni vetëm për të ndarë sëmundjet nuk duket hipotezë tërheqëse.

Gratë qëndrojnë më në formë

Ka edhe diçka tjetër që duhet marrë në konsideratë: gratë konservohen më mirë fizikisht, ndërsa meshkujt 60 vjeç e sipër, e lënë veten më pas dore, ndërsa plakja i kap më shpejt. Edhe në këtë rast ia vlen të pyesni veten nëse ia vlen të “shtrëngoni” një bashkim që duhet të zgjasë përgjithmonë vetëm e vetëm që mos të qëndroni të vetmuara!

Ruajtja e pavarësisë tuaj

Dhe së fundmi, një arsye e drejtë për të mos u martuar në moshën 60-vjeçe: qëndrimi i pavarur. Pothuajse keni një jetë që jetoni vetëm, apo jeni divorcuar prej kohësh, me siguri keni mësuar shumë nga jeta dhe mbi të gjitha të çmoni kënaqësinë e pavarësisë, e të jetuarit pa u kujdesur për asnjë dhe pa i dhënë askujt llogari. A nuk janë këto arsye pse duhet të hiqni dorë nga martesa në pleqëri?!

Rastet e përgjithshme kur nuk duhet të martoheni

A keni menduar që martesa e juaj do të zgjasë gjithmonë në ditën kur jeni martuar? Apo keni qenë përplot ankthe para se të martoheni? Sipas një tregimi tërheqës në një gazetë amerikane, në çdo vit, shumë çifte shkojnë drejt ndarjes për shkak se humbin interesimin për marrëdhënien. Gazeta ka konsultuar disa burime (këshilltarë martesorë, sociologë, akademikë, të cilët kanë studiuar marrëdhëniet në çift) dhe kanë zbuluar çuditërisht se shumica e nuseve dhe dhëndurëve kanë emocione në ditën kur martohen. Autori Carl Weisman, i cili ka bërë një libër të ri me intervista të çifteve të ndara në Amerikë të quajtur “Serious Doubts: Why People Marry When They Know It Won’t Last" (Dyshimet serioze: Pse njerëzit martohen kur e dinë se nuk do ju zgjasë), ka zbuluar gjatë punës se tij se 1036 njerëz kanë tepër emocione dhe nuk dinë çfarë të bëjnë kur martohen. “Ata injorojnë zërin e tyre të brendshëm”, i ka thënë autori gazetës USA Today. “Ata e dinë qysh në fillim se martesa e tyre nuk do të zgjasë”. Artikulli që ka dalë vetëm në edicionin e botuar të gazetës, pra jo “online” ka përfshirë 11 arsye se kur mund të këtë martesa të dështuara, të cilat i ka nxjerrë nga të intervistuarit e tij. Të gjitha ato mund t’i shikoni më poshtë.

1. Nuk keni dashur të jeni beqar/e më

2. Mendoni se partneri/ja është më i/e bukur se ju

3. Mendoni se do të ndryshoni disa aspekte të partnerit/ës tuaj

4. E ndieni presionin familjar

5. Mendoni për financat

6. Prisni fëmijë pa planifikim

7. Të liroheni nga familja juaj

8. Duket se gjërat do të funksionojnë si duhet

9. Partneri/ja ju ka bërë presion

10. Keni dashur të keni fëmijë

11. Ju është dukur një hap logjik që është dashur ta ndërmerrni

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat