SHBA, video tronditëse e një babai kur nuk ka ajër në makinë! (Video)

Ndryshe

SHBA, video tronditëse e një babai kur nuk ka ajër në makinë! (Video)

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 15:43

Terri Bartlei, baba i tre fëmijëve, ka realizuar një video që zgjati 1 minutë e gjysmë, ku tregon se cilat janë efektet e një qëndrimi të gjatë në një makinë të parkuar nën diellin përvëlues.

Terri ka dashur të përdorë veten e tij si shembull: mbyllet në makinën e tij me katër dritaret të gjitha të mbyllura. “Siç mund ta shihni, po djersij dhe mezi arrij të marr frymë. Kjo më ndodh mua që jam një i rritur dhe kam një fizik më të fuqishëm”, – ka deklaruar Bartlei në video. Nëse kjo ndodh te një njeri 33-vjeçar, si mundet që një fëmijë të rezistojë në temperatura 90 gradë?

Nisma e Territ kërkon të sensibilizojë prindërit që të mos harrojnë fëmijët brenda në makinë, pasi javën e shkuar, një baba kishte provokuar vdekjen e djalit të tij 15 muajsh në Konektikat, në kufi me shtetit e Nju Jorkut, vetëm pak ditë para një rasti të ngjashëm në Xhorxhia që kishte provokuar vdekjen e një tjetër fëmije 22 muajsh. Video është parë nga më shumë se 1 milion persona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat