Dasma më e lirë në botë, kushtoi vetëm 1 paund

Ndryshe

Dasma më e lirë në botë, kushtoi vetëm 1 paund

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 20:16

Një çift në Britaninë e Madhe kanë provuar se mund të martohesh edhe pa bërë shpenzime marramendëse. Duke përjashtuar detyrimin ligjor si tarifë martesore prej 70 stërlinash, dasma e tyre ka kushtuar vetëm 1 paund.

Momentalisht, një dasmë në Britaninë e Madhe kap mesatarisht shifrën e 20.000 stërlinave.

Ja cilat kanë qenë kostot e kësaj dasme dhe cilët kanë qenë ata që e kanë organizuar e funksionet e tyre:

Fustani i nuses: 1 paund nga freecycle

Kostumi dhëndrit: M&S, një model i vjetër

Unazat: Të bëra me kocka të gjetur në oborrin e tyre

Shërbimi: Falas, me ndihmën e kishës

Fotografia: Shërbimi ishte si dhuratë, pasi nusja kishte punuar më parë për fotografin

Torta: Dhuratë nga halla e nuses

Ushqimi: Të ftuarit kontribuuan me nga një pjatë secili

Muzika: Babai i nuses luante në saksofon

Vendi: Prapa vilës së tyre

Pritja: Një piknik në një fushë në fshat

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat