Kur mund të arrihet më lehtësisht orgazma?

Ndryshe

Kur mund të arrihet më lehtësisht orgazma?

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 00:48

Edhe pse pyetja ka të bëjë më shumë me femrën, në fakt personat më të interesuar duhet të jenë meshkujt të cilët nga njëra anë duan të kënaqin sa më shumë partneren e tyre, por nga ana tjetër duan t’i marrin maksimumin kënaqësisë që të fal seksi.
Me në fund një studim amerikan ka vërtetuar edhe një here, kësaj radhe shkencërisht, atë që përgjithësisht femrat e njohin në mënyrë empirike.

Kënaqësia më e madhe seksuale për një femër arrihet në rastin kur partneri njihet mirë prej saj. Kjo do të thotë që të shkosh menjëherë në shtrat, më të parin që të del përpara në përgjithësi nuk të ofron kënaqësinë e vërtetë dhe magjinë e aktit, kjo mbi të gjitha pasi në të tilla raste, meshkujt sillen në mënyrën me egoiste të mundshme, duke u interesuar vetëm për kënaqësinë e tyre seksuale. Sipas studimit, sa më shumë shtrihet njohja mes partnereve, aq më mire arrihet orgazma.

Janë disa arsyet qe justifikojnë një përfundim të tillë. Se pari është e nevojshme një minimum kohor për të kuptuar se farë i pëlqen partnerit. Se dyti, sa më shumë e njohim, aq më shumë çlirohemi nga turpi për të kërkuar atë që ndoshta do të ishte e pamundur për ta kërkuar nga të tjerë të panjohur.

Se treti, ndaj partnerit formohen edhe të tjera ndjenja dhe afeksione që nuk lidhen vetëm me seksin. Dhe se fundmi, gjithsesi për femrat vazhdon të mbetet aktuale ideja se të besh seks me një të panjohur në fund të fundit është një gjë jo shumë e moralshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat