Serbja shet burrin online për shkak të kushteve financiare

Ndryshe

Serbja shet burrin online për shkak të kushteve financiare

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 00:15

Një grua nga Sombori i Serbisë, publikoi në një faqe internetit për ankande online një “artikull” interesant për shitje - burrin saj. Burri i saj, 33-vjeç, padyshim se tashmë është bërë “artikull” shumë i famshëm, dhe shuma e ofruar aktualisht është rreth 9,000 dinarë apo 77.50 euro.

“Zemër, unë të dua më së shumti në botë. Munden edhe të ma fshijnë njoftimin, por le ta merr vesh e gjithë bota”, shkruan gruaja tek përshkrimi në faqen e ankandeve online.

Ajo e përshkroi burrin e saj si “i ruajtur mirë, i bukur, pa të meta apo dëmtime. Ajo tha se ai nuk pi alkool dhe duhan, di të riparojë pajisjet shtëpiake, por nuk është i aftë të shkurtojë dru.
Gruaja deklaroi se burrin e ofron me një garanci shtatë ditore dhe nëse blerësi nuk është i kënaqur, brenda kësaj kohe mund ta kthejë.

Ankandi është i hapur edhe gjashtë ditë, ndërsa sipas shitëses, burri i saj është në dijeni të kësaj “shakaje” dhe nuk ka asgjë kundër kësaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat