Vdes aktori i “Harry Potter”

Ndryshe

Vdes aktori i “Harry Potter”

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:31

Një yll i filmave “Harry Potter” është gjetur i vdekur në Luginën e Vdekjes në Kalifornia.
Eksperti i arteve të përziera marciale, David Legeno, i cili ka luajtur rolin e njeriut-ujk Fenrir Greyback në tri seritë e filmit të suksesshëm, ka qenë duke ecur (hiking) në shkretëtirë.

Ai u gjet nga një grup tjetër që gjithashtu ishin duke ecur në shkretëtirë në një pjesë të largët poshtë Manly Beacon, në perëndim të Zabriskie Point në Luginën e Vdekjes ditën e diel.

David, 50-vjeç, besohet të ketë vdekur nga ndonjë sulm në zemër pasi që nuk ka pasur shenja sulmi në trupin e tij.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat