Pamje tronditëse gjatë qethjes së deleve (VIDEO +16)

Ndryshe

Pamje tronditëse gjatë qethjes së deleve (VIDEO +16)

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 09:02

Grupi i të drejtave të kafshëve “Peta” ka publikuar një video, ku tregohen pamjet tronditëse të kapura gjatë një hetimi të fshehtë 5-mujor, ku tregohet abuzimi i dhunshëm me delet gjatë qethjes të tyre në SHBA dhe Australi.
Videot e publikuara mbrëmjen e djeshme tregojnë keqtrajtimet që u bëhen kafshëve, duke i goditur me grushte, shqelma aq shumë sa ndonjëherë janë vrarë fare nga punëtorët.
“Peta” tha se, videot janë regjistruar në disa stalla dhe tregojnë për periudhën nga tetori i vitit 2013 deri në shkurt të këtij viti, pamjet shokuese tregojnë për një industri të “infektuar me dhunë”.
Këto pamje tregojnë vetëm për 14 qethje të deleve në Wyoming, Kolorado dhe Nebraska në Shtetet e Bashkuara dhe 19 qethje në Australi, ku kjo e fundit cilësohet si shteti që mbulon 20 për qind të eksporteve të leshit në botë.
Videot do t’u tregohen ekspertëve që blenë leshin për të ndaluar blerjen e tij, sidomos atyre në Britaninë e madhe.
“Sepse, edhe delet janë kafshë të buta që nuk duhen të trajtohen me dhunë, duke ia përdredhur qafën, duke i goditur me shqelma dhe grushte, duke i përplasur përtokë dhe duke i shkaktuar atyre dhimbje dhe ndonjëherë edhe vdekjen”, ka thënë një nga përfaqësuesit e “Peta”-s për “The Independent”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat