E sëmurë nga "selfie" prej 6 vitesh, e sfidon (Foto- Video)

Ndryshe

E sëmurë nga "selfie" prej 6 vitesh, e sfidon (Foto- Video)

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 16:57

Një varësi nga fotografitë selfie prej gjashtë vitesh e gjysmë. Kështu Rebecca Brown ka dashur të tregojë dhe përballet me sëmundjen e saj mendore.

Një problem i rrallë, i karakterizuar nga depresioni dhe synime për vetëvrasje, të cilat e kanë çuar deri në shkuljen e flokëve, duke i shkatërruar dhe jetën.

Por vajza aktualisht 22 vjeç, nëpërmjet videos që gjeni bashkëngjitur, ka dashur që njerëzit të kuptojnë se bukuria është ajo që shikohet me sy, dhe se njerëzit janë shumë më shumë se sa kushtet në të cilat jetojnë.

Megjithatë ajo tregon se ditët nuk kanë qenë të gjitha njëlloj, pasi ka pasur raste kur nuk ka bërë asnjë fotografi.

Por më në fund pas trajtimeve disa mujore me mjekë dhe psikologë, 22 vjeçarja e mposhti këtë problem.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat