10 këshilla për tu zgjuar me lehtësi në mëngjes

Ndryshe

10 këshilla për tu zgjuar me lehtësi në mëngjes

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 16:21

E keni vënë re se kur keni për të ikur me pushime zgjoheni më herët se zakonisht dhe nuk e keni fare problem gjumin, në krahasim me ditët e tjera kur ju duhet të shkoni në punë apo në shkollë? Nëse dëshironi të zgjoheni çdo ditë me lehtësi, ju ftojmë të lexoni më poshtë disa këshilla.

Shkoni në shtrat në mbrëmje sapo ndiheni pak të lodhur.

Mos hani shumë në darkë dhe kryeni aktivitetet qetësuese.

Pregatisni veten në mbrëmje nëpërmjet një dushi apo një çaj të ftohtë ose të ngrohtë kamomili.

Krijoni një ritual mëngjesi (pregatitja e një vakti të preferuar që t’ju shtojë dëshirën për tu ngritur nga shtrati).

Shmangni përsëritjen e orës së zgjimit, pasi sa më shumë të bjerë zilja, aq më shumë do të doni të flini.

Shtriquni, pasi sa më shuam lëvizje të bëni kur jeni në shtrat, aq më të kollajtë do ta keni të zgjoheni.

Hapni dritaret, pasi sa më shumë ajër i freskët të hyjë në mëngjes, aq më i lehtë di të jetë zgjimi

Lahuni me ujë të ftohtë, ka për t’ju dalë gjumi sa hap e mbyll sytë.

Vendosni orën e zgjimit disa minuta më parë ose më pas sepse rutina ju lodh.

Vendosni nj objektiv, duke e bërë mëngjesin momentin me më shumë punë gjatë gjithë ditës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat