Fëmija me sëmundjen e rrallë, mund ta vrasë në çdo moment

Ndryshe

Fëmija me sëmundjen e rrallë, mund ta vrasë në çdo moment

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 14:12

Një bombë gati për të shpërthyer në trurin e tij, e cila mund ti kushtojë jetën. Harvey Hawkins, është një fëmijë anglez 5 vjeçar, i cili është prekur nga një kancer në tru, i cili rrezikon që ti kushtojë jetën nga momenti në moment.

Bëhet fjalë për një tumor, i cili aktualisht është i paoperueshëm. Mjekët janë duke pritur që përmasat e tij të rriten në mënyrë që ta operojnë, mirëpo ndërkohë ekziston rreziku që tumori të “shpërthejë”, duke i shkaktuar vdekjen fëmijës.

“Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të presim. Është çështje kohe dhe nuk e dimë nëse do mund ti shpëtojmë jetën”, tha nëna e tij.

Çdo gjashtë muaj, vogëlushi i nënshtrohet ekzaminimit të imtësishëm, për të parë ecurinë e rritjes së masës tumorale, e cila ndodhet në një pjesë shumë delikate të trurit, ku edhe pas operacionit pasojat mund të jenë të rënda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat