Të rinjtë seks në publik, policia i shpall në kërkim

Ndryshe

Të rinjtë seks në publik, policia i shpall në kërkim

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 22:07

Seksi në publik është bërë një fenomen i përhapur në Europë, ku muajt e fundit janë regjistruar disa raste në vende të ndryshme.

Rasti më i fundit ka ndodhur në Rusi, ku një çift të rinjsh kanë kryer marrëdhënie seksuale në një shatërvan historik në qytetin e Samaras.

Çifti ka qëndruar për 15 minuta mbi parmakët e shatërvanit dhe madje u filmua nga një i ri 26 vjeç, me emrin Aleksey Douhov.

Video është shpërndarë dhe në rrjete sociale, por pati një shpërndarje po aq të madhe me telefona sa u bë një hit i vërtetë.

Çifti i të rinjve nuk është turpëruar aspak nga kalimtarët që i shihnin me habi. Të dy të rinjtë në fund, vishen së bashku dhe të kapur përdore qeshin dhe largohen qetësisht.

Ndërkaq, policia është vënë në kërkim të çiftit pasi pati disa denoncime për këtë akt të shëmtuar në mes të publikut.

Para një muaji në Vjenë një çift u fotografua teksa bënin seks në një stacion metroje, kurse një çift tjetër janë kapur mat në Oviedo në veri të Spanjës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat