Hakerat islamikë marrin nën kontroll faqen e Papa Françeskut në “FB”

Ndryshe

Hakerat islamikë marrin nën kontroll faqen e Papa Françeskut në “FB”

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 21:44

Disa hakera Islamikë kanë sulmuar dhe marrë nën kontroll një faqe në “Facebook” dedikuar Papa Françeskut, faqe e cila ka mbi 1.3 milionë ndjekës në rrjetin social.
Nuk bëhet fjalë për faqen zyrtare të Papës, duke parë se Vatikani përdor si llogari zyrtare akauntin në “Twitter” @pontifex. Por faqja dukshëm ka një numër të madh ndjekësish duke parë që janë mbi 1.3 milionë persona që i kanë bërë like asaj faqeje.
Para hakërimit në këtë faqe “Facebook”-u mund të lexoheshin mesazhe të Papës, madje edhe dje ishte azhurnuar një vizitë e Papës në Molise.
Por prej paradites së sotme lexohen fyerje dhe blasfemi në gjuhën arabe dhe një seri fotosh e videosh që lavdërojnë Islamin dhe janë kundër Izraelit.
Sulmi i hackerave në këtë faqe “Facebook”-u vjen edhe pas zhvillimeve të fundit në botën arabe ku organizata terroriste ISIS ka shpallur krijimin e një kalifate, shteti Islamik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat