Historia prekëse e vogëlushëve, mbledh fonde për shokun e sëmurë

Ndryshe

Historia prekëse e vogëlushëve, mbledh fonde për shokun e sëmurë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 11:21

Me sa duket, shprehja “Kush gjen një mik gjen një thesar” është e vërtetë. Këtë e ka vërtetuar një histori e trishto mes dy fëmijëve 7 vjeçarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Brayden Grozdanich është fëmija i sëmurë, i cili ka pësuar një paralizë cerebrale, e cila i shkakton vështirësi në memorie, përveç se dhimbje të shumta. Shoku i tij i shkollës, Quinn Callander ka hapur një faqe për të mbledhur fonde, në përmirësimin e gjendjes së mikut të tij.

Ai ka arritur të kalojë shumën e 20 mijë dollarëve brenda pak javësh. Quinn është shndërruar në mbledhësin e fondeve më të ri në botë. Ai ka bërë apel të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke i prekur ata.

“Brayden vuan nga një paralizë cerebrale. Ai nuk arrin të ecë mirë pasi muskujt e tij janë të tendosur. Shpesh nuk arrin të bëjë as një hap dhe vuan shumë. Ju lutem, më ndihmoni të mbledh fonde për të ndihmuar mikun tim, Braayden, pasi ai është me të vërtetë një fëmijë shumë i mbarë”, shkruan Quinn në faqen e tij online.

Është e pamundur që dikush të qëndrojë indiferent ndaj nj gjesti të tillë. Brenda pak javësh, shuma prej 20 mijë euro që nevojitej për operacionin dhe ndërhyrjen kirurgjikale, u arrit dhe madje u kalua. Tashmë Brayden mund të operohet dhe të jetojë nj jetë më të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat