Turqi, nis fushata “mashkull mbylli këmbët”

Ndryshe

Turqi, nis fushata “mashkull mbylli këmbët”

Më: 24 prill 2014 Në ora: 14:48

“Mbylli këmbët, mos zë hapësirën time”, me këtë slogan feministet e Stambollit kanë lançuar fushatën e tyre në internet kundër meshkujve turq. Bëhet fjalë për një mënyrë të paedukatë që mesa duket në Turqi është tepër e përhapur sidomos në trasportet publike, ku meshkujt ulen dhe i mbajnë këmbët e hapura duke zënë kështu edhe vendin e personave që ulen pranë tyre. Në të njëjtën kohë kjo fushatë ka për qëllim që të dënojë edhe ngacmimet që ndodhin në këto raste.

Janë me mijëra femra që kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi të meshkujve turq që qëndrojnë ulur në sedilje me këmbët e hapura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat