Vullkanit që nuk dihet se nga se është krijuar

Ndryshe

Vullkanit që nuk dihet se nga se është krijuar

Më: 21 prill 2014 Në ora: 16:09

Kur Vadim Kolpakov, një gjeolog rus, bënte pjesë në një formacion gjeologjik në një zonë të quajtur Irtusk në Siberi,nuk e kishte idenë që shpikja e tij do të ishte bërë një nga zbulimet me te medha shkencore të kohëve tona.
Gjeologu rus u gjend përballë një koni gjigand të mysët në formën e një kodre më majë të rrumbullakët, shumë i ngjashëm me sqepin e një shqiponje. Pas kësaj, krateri enigmatik i vullkanit u quajt Patomskiy për shkak të luimit që rrjedh në bazën e tij.

Koplakov ka provuar të mbështetet përsëri te vullkani, duke mos ia dalë të organizojë një kërkim shkencor për të mbledhur mostra për analizë . Ai nuk ia doli , por pas tij shumë të tjerë kanë pasur mundësi të avancojnë me këtë hipotezë. Në të kaluarën janë hedhur shumë hipoteza mbi origjinen e kraterit. Sipas një teorie ai është ndërtuar nga një qytetërim antik, ose nga të burgosurit e nje kampi sekret të Stalinit.

Sipas një teorie tjetër krateri është ndërtuar nga ndonjë aktivitet vullkanik, nga nje meteorit ose nga një shpërthim hidrogjeni nëntokësor , një teori tjetër lidhet me rrëzimin e UFO-ve. Më siguri origjina e këtij krateri nuk është në 1949 por shumë kohë më parë.

“Krateri i mallkuar”

Popullsia vendase e njihte ekzistencën e të ashtuquajturit “krateri i mallkuar”, ka dokumente që provojnë ekzistencën duke lidhur me popuj legjendarë . Ka shumë pyetje rreth kraterit por pothuajse të gjitha janë pa përgjigje. Krateri Patomskiy është quajtur si “misteri më i madh i Rusisë”.

Pavarësisht se u dërguan një seri shkencëtarësh të famshëm, asnjë prej këtyre nuk e ka realizuar teorinë që mund të quhet 100% e vërtetë. Në brendësi të krateri gjendet një formë e zgjatur e një kodre si kon 10-15 m e lartë. Dërgesa e parë e shkencëtarëve është bërë para dy vitesh. Gjatë studimeve në krater një person ka vdekur në mëyre misterioze për shkak të një ataku kardiak pikërisht kur i është afruar kraterit. Krateri kishte zgjedhur viktimën e tij të parë , apo ishte një fatkeqësi rastësore?

Kur fotot e para me ngjyra iu prezatuan publikut krijuan një tërheqje të madhe dhe një mister në botën e shkencës, u shfaqën shumë versione të misterit: një prej versioneve ishte miniera sekrete e Gulagut pas një shpërthimi nuclear të mineralit të uranit. Krateri gjithmonë ka qënë i rrethuar nga legjenda të errëta, dhe pikërisht për këtë arsye ishte shumë e vështirë të gjeje një skuadër që mund të merrte pjesë me një dërgesë tjetër. Dergesa e fundit e bërë nga kërkuesit ka akumuluar gjysmë toni mostrash të ndryshme.

Por gjithë kjo peshë nuk mund të mbajë mbi shpatulla , kështu morën me qera një një helikopter të vjetër Mi-8T. Cuditërisht pilotët e helikopterit që jetonin në atë vend ishin shumë të surprizuar pasi gjithmonë kishin fluturuar në ato vënde por kurrë nuk e kishin parë atë krater . Gjithsesi në ditët me dukshmëri të mirë mud të thuhet se krateri shikohet në mënyrë perfekte nga lartë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat