70 vjet martesë, bashkëshortët vdesin në të njëjtën ditë

Ndryshe

70 vjet martesë, bashkëshortët vdesin në të njëjtën ditë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 16:05

Për 70 vjet, çdo mëngjes hanin bashkë të kapur për dorë, deri më 12 prillin e kaluar, kur ajo Helen Felumlee, 92 vjeç ndërroi jetë.

Një dhimbje shumë e madhe për të, Kenneth Felumlee, 91 vjeç, i cili pasi u takua me të tetë fëmijët e tij, vetëm pas 15 orësh ndërroi jetë edhe ai.

Ky lajm u raportua nga gazeta amerikane e Ohio, "Zanesville Times Recorder", ku thuhet se të ndjerët ishin bashkë qysh në adoleshencë.

Më tej shkruhet se Helen dhe Kenneth kanë kaluar lumturi dhe gëzimet e jetës bashkë dhe si kurorëzim të dashurisë sollën në jetë edhe tetë fëmijët e tyre, duke ndërruar shpesh vendbanimin në kërkim të një pune të qëndrueshme dhe të një të ardhme më të mirë për të mbajtur familjen e tyre.

“Deri në fund të jetës kanë qenë thellësisht të dashuruar. Madje e kishim menduar disa herë se kur njëri prej tyre të ndahej nga jeta edhe tjetri do e ndiqte pas... dhe kështu ndodhi. Ai ishte gati, nuk donte që të jetonte asnjë ditë pa të”, tregon vajza e tyre Linda Cody.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat