Adoleshenti i mbijeton fluturimit i fshehur tek rrota e aeroplanit

Ndryshe

Adoleshenti i mbijeton fluturimit i fshehur tek rrota e aeroplanit

Më: 21 prill 2014 Në ora: 14:32

Një 16-vjeçar i ka mbijetuar në mënyrë të jashtëzakonshme një udhëtimi të fshehur në rrotën e avionit. Udhëtimi i avionit nga Kalifornia në Haui ka zgjatur katër orë.

Një zëdhënës i “Haui Airlines” th se stafi pa djaloshin pas uljes së avionit të dielën në mëngjes. Ai thotë se djaloshi është me shumë fat që ka arritur të mbijetojë.

Djaloshi është marrë në pyetje nga FBI dhe i është dhënë ndihmë mjekësore për lëkurën. Gjendja e tij është e qëndrueshme.

Djaloshi thuhet se u arratis nga shtëpia dhe kaloi një gardh në aeroportin San Jose për të shkuar tek avioni.

Ai arriti t’i mbijetojë mungesës së oksigjenit dhe temperaturave të ulëta pasi avioni është ngjitur deri në 12 mijë metra lartësi.

Zëdhënësi i FBI-së, Tom Simon tha për agjencinë e lajmeve AP se, djaloshi ka qenë pandjenja për shumicën e kohës së udhëtimit.

Në momentin e zbritjes nga avioni atij iu gjet me vete vetëm një krëhër për flokët.

Që prej vitit 1947, rreth 100 persona kanë tentuar të fluturojnë të fshehur në gomat e avionit, por ¾ e tyre kanë vdekur./albtime

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat