A kanë ekzistuar në të njëjtën kohë njerëzit dhe dinozaurët ?

Ndryshe

A kanë ekzistuar në të njëjtën kohë njerëzit dhe dinozaurët ?

Më: 21 prill 2014 Në ora: 02:00

Glen Rose është një vend shumë i famshëm për gjurmët e dinozaurëve që janë gjetur në atë vend.
Sipas një historie më të fundit të Texas Observer, ky është edhe një vend i ri për të krijuar një histori të njerëzimit, apo më saktë histori të fillimit të jetës në Tokë, në një mënyrë të re, duke i bashkëngjitur këto fakte të gjetura aty.

"Në fillim, Zoti krijoi dinozaurët dhe njerëzit dhe ata ecën së bashku në Teksas. Të paktën kështu pretendohet nga njerëzit që jetojnë në Glen Rose.", Robyn Ross shkroi në punimin e tij prej pothuajse 3,000 fjalë.

Turizmi është një industri 23 milion dollarësh në qytetin e vogël prej 2400 banoresh.

Shumë njerëz shkojnë në këtë vend për të parë gjurmët e dinozaurëve dhe të njerëzve që provojnë bashkëjetesën ndërmjet këtyre të dyve. Megjithatë, më pak se dy milje në rrugë nga Dinosaur Valley State Park, një atraksion tjetër kërkon të tërheqë vëmendjen: Muzeu i Evidencave të Krijimit, i themeluar nga Carl Baugh.

Ashtu si edhe Muzeu i krijimit në Kentucky, edhe ekspozita e Baugh i tregon njerëzit dhe dinozaurët që jetojnë krah në krah.

Ka shumë njerëz që besojnë që gjurmët e njerëzve janë të ruajtura pranë gjurmëve të dinozaurëve, duke mundësuar kështu rezidenca fosile që ata kanë jetuar në të njëjtën kohe.

"Pothuajse kushdo në Glen Rose beson që njerëzit dhe dinozaurët kanë ekzistuar në të njëjtën kohë.", thotë një prej banorëve, Alice Lance.

"Konflikti i vetëm që ne kemi është kur vijnë disa njerëz nga metropolitanet që nuk e kanë shumë të theksuar ndjenjën e besimit dhe duan të vazhdojnë të besojnë në historinë ashtu si e dinë ata."

Megjithëse më vonë dikush shpalli që kishte qenë gjithçka një mashtrim për të fituar popullaritet dhe para, kjo nuk është e vërtetuar. Mund të jetë edhe e vërtetë.

Deri tani nuk është arritur në një rezultat përfundimtar nga analizimi i gjurmëve. Nëse janë më të vërtetë në të njëjtën kohë, atëherë kjo do të ndryshonte komplet historinë ashtu si ne e njohim. Këto prova do të hidhnin poshtë Teorinë e Evolucionit.

Në fakt nuk është hera e parë që pretendohet që njerëzit dhe dinozaurët të kenë bashkekzistuar me njeri-tjetrin, pasi pretendime të tilla janë ngritur edhe më parë nga njerëz të tjerë.

Por megjithëse skeptikët vazhdojnë të ngelën të tillë, dhe nuk e besojnë, njerëzit që shkojnë çdo vit të vizitojnë gjurmët e lëna nga njerëzit dhe dinozaurët në të njëjtin gur, ngelen të mahnitur nga ajo çfarë shohin.

Megjithëse nuk mund të vendoset me saktësi mbi vërtetësinë e gjurmëve, ka disa të dhëna të tjera që mund të na bëjnë të mendojmë që vërtet dinozaurët dhe njerëzit kanë ekzistuar në të njëjtën kohë.

Një prej të dhënave është edhe një piktografi e gjetur në kanionin Havasupai në Grand Canion, ku tregohen njerëzit që ishin duke gjuajtur dinozaurë. Si do të shpjegohej ndryshe kjo?

Njerëzit gjithashtu kanë gjetur gurë me motive të ngjashme por shumë më të sakta dhe më të detajuara. Këto gurë janë gjendur ne Ica , Peru. Në një prej gurëve që gjendet në Dinosaur Adventure Land, Pensacola, Florida, duket qartësisht një njeri që është duke i prere kokën një dinozauri. Në një tjetër, një dinozaur e ka kapur një njeri prej koke, dhe shpirti i tij është duke u larguar. Është e arsyeshme të mendohet që njerëzit që kanë bërë këto vizatime, kanë parë krijesat që kanë jetuar dhe jo një grumbull kockash fosile.

Megjithatë, debati vazhdon ende. (Explore Univers)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat