I të bërit prindër i ri rrezik nga depresioni

Ndryshe

I të bërit prindër i ri rrezik nga depresioni

Më: 20 prill 2014 Në ora: 18:38

Studime e reja konfirmojnë se një person mashkull i cili është bërë baba në një moshë të re, rrezikon të futet në depresion.

Zakonisht nënat janë ato që futen më shpesh në depresion, mirëpo tani studimet me të reja na tregojnë se të njëjtën gjë mund ta pësojë edhe babai, nëse është bërë prind në moshë të re.

Në studim janë përfshirë 10.623 persona. Shumica prej tyre kanë treguar shenja të qarta të depresionit.
Rritja e simptomave të depresionit për një baba deri në moshën 25 vjeçare është 68% dhe këto shenja qëndrojnë deri kur fëmija i bën 5 vjet.

Simptomat e depresionit janë të shumta dhe çdonjëri prej jush duhet të ketë njohuri mbi to:
Ndjenja të pakënaqësisë, ndenja të mërzisë dhe ankth, vështirësi në koncentrim dhe marrje të vendimeve, energji të vogël dhe ndryshime të ritmit të gjumit, ndryshime të apetitit, mendime për të bërë vetëvrasje dhe të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat