Një padi e pazakontë për përmasat e birrës

Ndryshe

Një padi e pazakontë për përmasat e birrës

Më: 19 prill 2014 Në ora: 12:00

Katër fansa të një skuadre hokey, Idaho Steelheads në Idaho të SHBA, paditën drejtuesit e stadiumit pasi sipas tyre kishin mashtruar me përmasat e birrave.

Në brendësi të stadiumit ishte e mundur që të bliheshin dy dimensione të ndryshme birrash, një e madhe dhe një e vogël, me çmim 7 dhe 4 dollarë.

Por sipas burrave përmasat e dy birrave ishin të njëjta dhe se diferenca ishte vështirësisht e dallueshme, pasi birra e madhe shitej në një gotë më të gjatë por shumë më të ngushtë.

Për rrjedhojë ata kërkuan nga drejtuesit e stadiumit një shpërblim prej 10 mijë dollarësh, nën argumentin se kishin paguar shumë para për të marrë një gotë birre “të madhe” e cila në fakt ishte sa e vogla.

Ende nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga ana e drejtuesve të stadiumit, ndërsa jozyrtarisht thuhet se ka pasur gabim gjatë furnizimit me gota.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat