E mrekullueshme, të mësojmë nga kjo...

Ndryshe

E mrekullueshme, të mësojmë nga kjo...

Më: 16 prill 2014 Në ora: 14:11

Janë ngjarje të cilat duhet të gëzojnë vëmendjen dhe respektin e duhur, ndodhin rrallë dhe kapin fushën e imagjinatës!..

Ndërkohë që zonja ne foto po fliste në telefon me një kompani nga celulari i saj, për tu interesuar për një vend pune, burri pranë saj ia merr telefonin dhe i thotë personit në anën tjetër të linjës:
“Ky është një shans i vyer për ju, që të punësoni një person të mirë dhe të aftë. Ajo e meriton vendin qe po u kërkon!”.

Zonja në fjalë mbeti e shtangur nga ky akt, ndërkohe që udhëtarët e tjerë u mahnitën kur e kuptuan kush ishte ai zotëri.

Ai ishte RAHM EMANUEL, PREFEKTI i qytetit të Cikagos, njëri nga tre qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur udhëtaret e pyeten PREFEKTIN e tyre mbi arsyen që e kishte shtyre te përdore mjetet e transportit publik, ai u përgjigjë: “Si do të njihem me problemet dhe hallet tuaja, nëse udhëtoj me makinë luksi, me xhama të zi?!”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat