Prezantuesja e vdekur, u gjet në krah të djalit 11 muajsh

Ndryshe

Prezantuesja e vdekur, u gjet në krah të djalit 11 muajsh

Më: 12 prill 2014 Në ora: 13:58

Prezantuesja televizive dhe modelja Peaches Geldof, vajza 25 vjeçare e muzikantit Bob Geldof e ndarë nga jeta gjatë së hënës së kaluar, është gjetur e pajetë në krah të djalit të saj 11 muajsh.

Kështu deklarojnë mediat britanike, duke cituar dëshmitarë ku thuhet se Peaches prehej pranë të voglit Phaedra.

Mësohet se ka qenë bashkëshorti i saj, muzikanti Tom Cohen, ai që vuri alarmin pasi Peaches nuk iu përgjigjej telefonatave të tij.

Rezulton se Tom së bashku me vajzën e tyre 23 muajshe Astala, nuk ndodheshin në shtëpinë e tyre natën kur 25 vjeçarja u gjet e vdekur. Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet pasi vdekja e së resë është veshur me mister .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat