Gruaja vesh çdo ditë fustanin e martesës

Ndryshe

Gruaja vesh çdo ditë fustanin e martesës

Më: 12 prill 2014 Në ora: 13:03


Fakti që një dashuri e vërtetë mund të ndryshojë jetën është i ditur, por këtë gjë e di mirë Xiang Jufreng, e cila pas një jete plot me vuajtje arriti që para 10 vitesh të gjejë shpirtin e saj binjak.

Pas martesës në vitin 2004, gruaja vendosi që nuk do e hiqte më fustanin e nusërisë dhe kështu bëri. Qepi tre fustanë të tillë identikë, në mënyrë që ti ndërronte dhe ti lante herë pas here.

Xiang, e lindur në provincën e Shandong në Kinë, u detyrua që të martohej me një burrë të dhunshëm dhe arrogant në moshën 18 vjeçare dhe gjatë gjithë kohës së martesës, u përdor si skllave për punët në arë. Por pas 15 vitesh ajo arriti që të arratisej duke kërkuar ndihmën e një gruaje në fshat.

Pas pak kohësh gruaja që i erdhi në ndihmë i prezantoi të vëllanë, një burrë i ëmbël dhe i sjellshëm, me të cilin Xiang u dashurua dhe në pak kohë ata u martuan. Pas martesës gruaja e pafat, vendosi që për shkak të lumturisë të mos e hiqte kurrë fustanin e nusërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat