3 vjeçarja e zhdukur në mes të natës, kthehet në shtëpi

Ndryshe

3 vjeçarja e zhdukur në mes të natës, kthehet në shtëpi

Më: 12 prill 2014 Në ora: 10:07

Familja Campbell nga Australia shprehet se është prekur nga një mrekulli. E vogla Chloe 3 vjeç, e zhdukur në mes të natës, u gjet.

Vajza ishte parë në rrethinat e zonës ku banonte, pranë Brisbane, ku dhe u gjet nga agjentët të cilët vijonin kërkimet.

Prindërit e saj ishin ngritur në mëngjes dhe e kishin gjetur krevatin e së voglës bosh, ndërsa ishin zhdukur edhe lodrat e saj të preferuara.

Policia australiane në Queensland, urdhëroi kontrollet për gjetjen e saj, si në porte, aeroporte dhe gjithë pikat kufitare, pasi u përfol se pranë banesës së Campbell ishte parë një makinë e dyshimtë e parkuar, vetëm pak orë para zhdukjes së të miturës.

Chloe mbante veshur pantallona të verdha dhe një bluzë të bardhë të zbuluaruar me bletë. Babai i saj përjashtoi kategorikisht mundësinë që e bija të ishte larguar vetëm, duke thënë se nuk do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë.

Gjithsesi mbetet ende mister mënyra se si 3 vjeçarja u zhduk, ndërsa nëna shprehet se dikush mund të ketë hyrë nga dritarja dhe ta ketë marrë, por pas alarmimit të policisë e kanë lënë të lirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat