Shpiket akullorja me viagra

Ndryshe

Shpiket akullorja me viagra

Më: 12 prill 2014 Në ora: 01:59

Një prodhues britanik akulloresh ka shpikur një ëmbëlsirë e cila mund të ndihmojë me mosfunksionim e organeve gjenitale– me një sasi Viagre të aromatizuar.
Shije e aromatizuar përmban rreth 25mg e Viagra për lugë dhe është krijuar në bazë të kërkesës specifike nga një klient i famshëm i kompanisë se akulloreve në Wellsin e jugut, “Më mposht mua, jam e ëmbël”.

Shpikësi Charlie Francis Harry shtoi Viagra në akullore dhe përdori shampanjë për shije për të përfunduar recetën me porosi. Viagra është në dispozicion në 25 miligram, 50 miligram, dhe 100 miligram, ndërsa për shumicën e pacientëve, doza e rekomanduar është 50 miligram.

Z. Francis thotë se ai u ndikua nga një listë njerzish të famshëm për të krijuar një shije shumë të veçantë për një party, dhe ka kaluar disa ditë për përsosjen e recetës.

“Kjo është e gjitha shumë e fshehtë. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti kështu që unë nuk mund ta zbulojë emrin e klientit. E gjitha që më lejohet të them është se akullorja u porosit për një party dhe se ata ishin shumë të kënaqur me rezultatin në fund të asaj që kam bërë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat