Mësuesi kapet mat duke urinuar te pijet e kolegeve

Ndryshe

Mësuesi kapet mat duke urinuar te pijet e kolegeve

Më: 12 prill 2014 Në ora: 00:57

Katër edukatore në një kopsht fëmijësh në Kinë, që kishin nisur të kishin dyshime se përse çaji i tyre kishte erë të çuditshme, vendosën që të ngrenë një kamera të fshehtë.
Ato zbuluan për habi se kolegu i tyre urinonte në termoset e çajit.

Policia e ka arrestuar 54 vjeçarin Gao Chao dhe e dërgoi në spital për t’u testuar nëse ka ndonjë sëmundje infektuese.

Më pas policia e liroi duke thënë se ai nuk ka kryer ndonjë krim pasi është mirë nga ana shëndetësore dhe veprimet e tij nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm.

Mësuesi kinez e ndërmori këtë veprim pasi ndjehej i shpërfillur nga koleget. Ai tha se ato nuk e respektojnë sa ç’duhet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat